Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter-Sampdoria – Alarm në mesfushë. Rikthehemi tek 4-2-3-1 me Palacio, Eder dhe Perisic pas Icardit?

Rishikim Inter-Sampdoria – Alarm në mesfushë. Rikthehemi tek 4-2-3-1 me Palacio, Eder dhe Perisic pas Icardit?
Rinor Sopaj

Rikthim apo krizë? Roberto Mancini gjendet përpara kësaj situate pikërisht kundër të shkuarës së tij aq të dashur, Sampdorias. Kështu është jeta. Në Meazza do të jenë edhe Mourinho dhe Ronaldo: e shkuara e madhe që do ta shikojë të tashmen, me shpresën që të rilind shkëlqimi. E vështirë nga ky sezon, ndoshta e pamundur. Por vendi i tretë vazhdon të jetë ne mendimet e të gjithëve në Appiano Gentile, edhe pas mposhtjes në Firencë.

TAKTIKA – Pa tre të skualifikuarit, Mancini do t’i ketë zgjedhjet e numëruara, sidomos në mesfushë. Të rënda mungesat e Medel dhe Kondogbia, ndërsa ajo e Telles mund të jetë më e lehtë (gati D’Ambrosio). Prova me rreshtimin 4-4-2 gjatë javës, por vështirë që trajneri zikaltër do të heqë dorë nga Palacio, Icardi dhe Eder. Duke e parë që Perisic është rikthyer të jetë i rëndësishëm, me siguri do të rikthehemi tek rreshtimi 4-2-3-1, me Melo-Brozovic në mesfushë dhe treshja e lartpërmendur pas Mauritos. Vështirë ta shohim përsëri rreshtimin 4-3-3 i cili është përdorur në ndeshjet e fundit: përvec dyshes së përmendur, repartin e mesfushës do të mund ta kompletonte Gnoukouri, por për shkak të karakteristikave jo të ndryshme nga ato të Melos, ka pak mundësi që ta shohim në fushë si titullar. Duket se mund të përjashtohet edhe mundësia që ta shohim Ljajicin si titullar. Dje ka pasur probleme për Juan Jesus, mirëpo i cili bën pjesë në listën e të ftuarve nga Mancini për këtë ndeshje.

KUNDËRSHTARËT – Montella duhet të heqë dorë nga Sala, Pereira, Diakite dhe Carbonero, por i kthehen në dispozicion De Silvestri dhe Moisander. Zgjedhje jo të obliguara për trajnerin e Sampdorias, i cili përsëri preferon Cassanin dhe Ivanin. Të gjitha të cojnë drejt një rreshtimi 3-4-2-1, me shumë balotazhe. E mundshme një mesfushë e fuqishme me dyshen Barreto-Fernando dhe Soriano i vendosur si mesfushor ofansiv së bashku me Correan. Gjithashtu nuk mund të anashkalohen Cassano dhe Alvarez. Përpara, balotazhi Muriell-Quagliarella.

KU TË GODASIM – Reparti defansiv i Montellas nuk është i pathyeshëm këtë vit. Gjatë gjithë këtij sezoni, janë vërtetuar zbrazëtirat e mëdha. Ky repart vihet në vështirësi më shumë në nivel të përgjithshëm sesa në ndonjë të vecantë. Jo rastësisht, në janar, janë transferuar Ranocchia, Diakite, Dodo dhe Sala me tendencë që të forcohet mbrojtja. Zikaltërit, duhet të jenë të vëmendshëm dhe t’i japin vazhdimësi fazës ofansive, sepse nën presion skuadra e Montellas, herët ose vonë mund të gjendet në vështirësi.

SYTË TEK… – Palacio. Bishtaleci, është njeriu më në formë tek zikaltërit, përkundër ditëlindjes së 34 të festuar pak kohë më parë. Ish-lojtari i Boca Juniors i bën të gjitha: vrapon, kroson, driblon e sakrifikohet për skuadrën. Vetëm një gol, ai kundër Carpit, por bëri shumë punë për bashkëlojtarët e tij. Në vecanti, duket se Mancini e sheh si partnerin e përsosur për Icardin. Kundër Sampdorias, për Palacion pritet të jetë një tjetër prej shumë ndeshjeve në shërbim të të tjerëve, me shumë mundësi do të jetë përsëri në krahun e djathtë me detyra edhe defansive. Angazhimi nuk do të mungojë, kualiteti gjithashtu: ai për momentin është një pikë referimi i këtij Interi.


FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1):  Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Nagatomo; Felipe Melo, Brozovic; Palacio, Eder, Perisic; Icardi.
Stoli: Carrizo, Berni, Juan Jesus, Popa, Santon, Gnoukouri, Zonta, Biabiany, Ljajic, Jovetic, Manaj.
Trajneri: Mancini.
Të skualifikuarit: Kondogbia (2), Telles (1), Medel (1).
Jo në dispozicion: asnjë.

SAMPDORIA (3-4-2-1): Viviano; Silvestre, Ranocchia, Cassani; Ivan, Barreto, Fernando, Dodò; Correa, Soriano; Muriel.
Stoli: Puggioni, Brignoli, Moisander, Skriniar, De Silvestri, Palombo, Krsticic, Christodoulopoulos, Alvarez, Cassano, Rodriguez, Quagliarella.
Trajneri: Montella.
Të skualifikuarit: asnjë.
Jo në dispozicion: Carbonero, Diakité, Pereira, Sala.

GJYQTARI: Massa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.