Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

207 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Inter-Sassuolo – Ranocchia dhe Borja Valero drejt konfirmimit

Rishikim Inter-Sassuolo – Ranocchia dhe Borja Valero drejt konfirmimit
Rinor Sopaj

Do jetë si një gjysmëfinale. Shumë njerëz tashmë po mendojnë për ndeshjen në Olimpiko të javës ardhshme, mirëpo gjithçka do shkonte huq në qoftë se Interi nuk fiton sonte kundër Sassuolos. Në njërën anë ëndrrat për një goleadë (me një fitore prej të paktën gjashtë golave në epërsi dhe në qoftë se Lazio nuk korr sukses në përballjen e tyre kundër Crotones, atëherë zikaltërve do i përshtateshin dy rezultate prej tre të mundshmëve në ndeshjen e fundit), skuadra e Spallettit duhet të mendojë së pari për marrjen e tri pikëve. Pastaj, dhe vetëm pastaj, mund të përgatitet ndeshja kundër Lazios. Për një vend që të dërgon në Ligën e Kampionëve.

TAKTIKA – Luciano Spallettit i rikthehen në dispozicion Vecino dhe D’Ambrosio, të skualifikuar në ndeshjen kundër Udineses. Rikthimi si titullar i D’Ambrosios pothuajse i sigurt ndërsa nuk mund të thuhet e njëjta gjë për uruguajanin i cili është në balotazh me Borja Valeron. Spanjolli ka bërë një paraqitje shumë të mirë në Friuli dhe nuk përjashtohet mundësia e konfirmimit të tij në krahun e Brozovicit (paraqitja e 100-të me fanelën zikaltër në Serie A). Dyshimi tjetër lidhet me Mirandan: braziliani nuk është në formën më të mirë fizike dhe në vend të tij përsëri mund ta shohim Ranocchian. Për pjesën e mbetur, mbeten të njëjtit mirëpo vlen të ceket se duhet pasur kujdes për shkak se disa lojtarë mund të skualifikohen për ndeshjen kundër Lazios në rast të ndëshkimeve: Cancelo, Candreva, Perisic, Ranocchia dhe Eder. Icardi udhëheq sulmin: i mungon vetëm një gol që të kap shifrën e 100 golave më fanelën zikaltër në Serie A.

KUNDËRSHTARËT – Giuseppe Iachini ka mundur të festojë për mbijetesën në Serie A 180 minuta më herët. Një buzëqeshje e madhe duke pasur parasysh fillimin e sezonit nga Sassuolo që në atë kohë kishte trajner Bucchin. Trajneri i Sassuolos ka shpjeguar në konferencën për shtyp se do të vlerësojë kushtet e të gjithë lojtarëve pas ndeshjeve me shumë angazhim në këto javët e fundit, mirëpo që poashtu nuk do të dëgjojë të flitet për titullarë dhe rezervistë. Të sigurta mungesat e Pelusos (i skualifikuar), Goldaniga dhe Lirola. Dell’Orco në ndërkohë është rikthyer në dispozicion të skuadrës dhe pritet të rikthehet në formacionin titullar. Në sulm, Babacar po mundohet që ta sigurojë një fanelë titullari, por Berardi dhe Politano duket se janë përpara tij.

KU TË GODITET – Pavarësisht nga interpretimet, mbrojtja e Sassuolos ka gjetur një vlerë të qëndrueshme gjatë kampionatit falë trajnerit Iachini. Jo rastësisht, në dhjetë javët e fundit, kanë humbur vetëm nga Crotone. Një seri e mirë e rezultateve që ka kontribuar në sigurimin e mbijetesës më herët sesa që pritej. Mirëpo edhe një herë shumë do varet nga Interi: në qoftë se zikaltërit konfirmojnë formën e muajve të fundit, do jetë shumë e vështirë për Acerbin me shokë që të përballen me sulmin e skuadrës së Spallettit, që me Rafinhën ka gjetur njeriun e duhur për t’i realizuar manovrat dhe ta bëjë të paparashikueshëm sulmin zikaltër.

SYTË TE… – Ranocchia. Miranda është më mirë, por Spalletti mund t’i besojë përsëri qendërmbrojtësit italian. Në këtë sezon, numri 23 i zikaltërve i është përgjigjur gjithmonë në mënyrën më të mirë besimit të trajnerit kështu duke i heshtur kritikët dhe duke u konfirmuar si një mbrojtës i mirë. Një alternativë më shumë se e vlefshme për dy titullarët. Në Udine, ndër të tjera, ka qenë pikërisht goli i tij që prishi balancin qysh në fillim. Një ringjallje e merituar për të dhe tashmë është një siguri më shumë për skuadrën.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Cancelo, Ranocchia, Skriniar, D’Ambrosio; Borja Valero, Brozovic; Candreva, Rafinha, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Miranda, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Vecino, Karamoh, Eder, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo të gatshëm për lojë: Gagliardini.

SASSUOLO (3-5-2): Consigli; Lemos, Acerbi, Dell’Orco; Adjapong, Mazzitelli, Sensi, Missiroli, Rogerio; Berardi, Politano.
Në stol: Pegolo, Marson, Letschert, Magnanelli, Biondini, Frattesi, Cassata, Duncan, Ragusa, Pierini, Matri, Babacar.
Trajner: Iachini.
Të skualifikuar: Peluso (1).
Jo të gatshëm për lojë: Goldaniga, Lirola.

GJQYTAR: Abisso.
Asistentët: Del Giovane e Prenna.
Var: Di Bello (Crispo).
Njeriu i katërt: La Penna.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.