Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,482 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Juventus-Inter – Dyshimi është tek rreshtimi: 4-3-3 apo 3-5-2? Kondo është, Palacio gjithashtu. Felipe Melo si Saë

Rishikim Juventus-Inter – Dyshimi është tek rreshtimi: 4-3-3 apo 3-5-2? Kondo është, Palacio gjithashtu. Felipe Melo si Saë
Rinor Sopaj

Një fazë vendimtare për Interin në Torino, kundër një Juventusi të rikthyer në majë pas një fillimi i cili la për të dëshiruar. Zikaltërit e Roberto Mancinit, pas një periudhe negative, kanë gjetur përsëri suksesin kundër Sampdorias dhe tashmë tendenca e tyre është që t’i japin vazhdueshmëri rezultateve dhe paraqitjeve. Sonte, për të bërë pikë, duhet një Inter i pjesës së parë të sezonit, ajo e ferrit në mbrojtje dhe cinike në sulm. Dhe, në njërën anë rezultati, vetëm një ndeshje me shpirt mund ta rikthejë vetëbesimin tek ky grup.

TAKTIKA – Roberto Mancini, e di se nuk mund ta luajë këtë ndeshje me shikim të hapur, qoftë për distancën teknike aktuale qoftë për gjendjen psikologjike. Dhe tani, edhe për këto arsye, trajneri zikaltër gjatë kësaj jave ka provuar rreshtimin 3-5-2, ndoshta për t’iu përshtatur atij të kolegut të tij dhe të mbështetet tek duelet individuale. Me Kondogbian të gatshëm për lojë, pritet ta shohim mesfushën me tre: Kondogbia, Medel dhe Melo. Kjo varet se a është mbrojtja me tre apo me katër. E vështirë, në fakt, të parashikohet 4-4-2 e cila do t’i jepte superioritet numerik juventinëve në mesin e fushës. Balotazhet: D’Ambrosio në përparësi kundrejt Nagatomos dhe Palacio-Eder kundrejt Perisic. Në rast të 3-5-2, më shumë mundësi për bishtalecin sesa për Ederin për ta kompletuar dyshen e sulmit së bashku me Icardin, me Perisicin në stol. I skualifikuar Brozovic.

KUNDËRSHTARËT – Disa dyshime sa i përket formacionit të Massimiliano Allegrit. I rikuperuar Chiellini, mund të pushojë Barzagli, edhe pse për momentin mundësia më e madhe është që ta shohim ish-lojtarin e Wolfsburg në mbrojtje. Nyje për t’u zgjidhur edhe sa i përket zëvendësimit të Marchisios: me Hernanesin në përparësi kundrejt Khediras, ky i fundit jo në kushtet më të mira fizike. Të gatshëm Sturaro dhe Asamoah. Alex Sandro pritet të luaj në të majtë, me Lichtsteiner në krahun tjetër. Në sulm, Dybala, Morata, Zaza dhe Mandzukic luftojnë për dy fanela titullari.

KU TË GODASIM – E vështirë t’i shënosh gol Juventusit, e cila pas humbjes kundër Sassuolos – tashmë e harruar – ka gjetur një qëndrueshmëri të shkëlqyeshme në mbrojtje. Sekreti për t’i bërë keq skuadrës nga Torino mund të jetë ajo e presionit të lartë të tre mbrojtësve qëndror duke mos ia dhënë luksin e mbajtjes së qetë të topit. Do të provohet të ripërsëritet ajo ndeshja e guximshme kur në krye ishte Stramaccioni. Shumë pritet nga ai që do të jetë në krahun e Icardit, sepse do të jenë këta që do ta kenë për dëtyrë të ushtrojnë presion.

SYTË TEK… – Felipe Melo. I shumëpërfoluri – në njërën anë dhe në tjetrën – do të jetë në qendër të vëmendjes. Kundër Sampdorias, pas një mungese të gjatë, e kemi parë përsëri Komandantin i cili i heshti të gjithë kritikët dhe skeptikët në fazën e parë të këtij sezoni. Tani, pikërisht kundër të kaluarës së tij, braziliani do ta ketë barrë dhe nder që ta rikthejë dinjitetin e humbur dhe thirrjes që e kishte mbajtur skuadrën për aq kohë në krye të tabelës. E domosdoshmë një përmbysje, duke filluar nga mesfusha. “Të jetosh ose të vdesësh, bëje zgjedhjen tënde”, do të thoshe Saw.

FORMACIONET E MUNDSHME:

JUVENTUS (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Lichtsteiner, Khedira, Hernanes, Pogba, Alex Sandro; Dybala, Morata.
Në stol: Neto, Rubinho, Rugani, Evra, Cuadrado, Sturaro, Asamoah, Lemina, Pereyra, Padoin, Zaza, Mandzukic.
Trajner: Allegri.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Caceres, Marchisio.

INTER (4-3-3):  Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Telles; Medel, Felipe Melo, Kondogbia; Palacio, Icardi, Eder.
Në stol: Carrizo, Berni, Juan Jesus, Santon, Nagatomo, Gnoukouri, Biabiany, Perisic, Ljajic, Jovetic, Manaj.
Trajneri: Mancini.
Të skualifikuar: Brozovic (1).
Jo në dispozicion: asnjë.

GJYQTAR: Rocchi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.