Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Lazio-Inter: Ranocchia është në dyshim, Gnoukouri gati. Do të jetë nata e Hernanes. De Vrij mbetet jashtë

Rishikim Lazio-Inter: Ranocchia është në dyshim, Gnoukouri gati. Do të jetë nata e Hernanes. De Vrij mbetet jashtë
Rinor Sopaj

Sfidë e madhe në Olimpico, ku sot në mbrëmje do të përballen Lazio dhe Inter. Në njërën anë biancocelestët  të cilët janë në kërkim të një vendi i cili do t’i dërgonte në Champions, në tjetrën anë zikaltërit të cilët e dëshirojnë kualifikimin në Europa League. Ndeshje e komplikuar për skuadrën e Mancinit, edhe për arsye statistikore: fitorja e fundit në shtëpi kundër Lazios është ajo e sezonit 2009-2010, më pas plot katër humbje radhazi.

TAKTIKA – Trajneri zikaltër do të përballet me skuadrën me të cilën fitoi edhe si trajner edhe si lojtar. Mancio konfirmon rreshtimin 4-3-1-2, me Medel dhe Hernanes në majet e rombit. Braziliani, ish-lojtar i Lazios, do të luaj për herë të parë sonte në Olimpico si kundërshtar. Dyshimet qëndrojnë në mbrojtje (Felipe më i preferuar se Santon në qoftë se Ranocchia përfundon në stol) ndërsa në mesfushë (Gnoukouri përpara Kovacic dhe Brozovic). Në sulm të palëkundur qëndrojnë Icardi dhe Palacio. Përvec lojtarëve që tashmë e një kohë të gjatë nuk janë në dispozicion, në këtë ndeshje mungojnë edhe Kuzmanovic dhe Obi.

KUNDËRSHTARËT – Pioli rekuperon Biglian, por akoma nuk është i sigurt për De Vrij. Trajneri lacial konfirmon rreshtimin 4-2-3-1, me Candrecan, Maurin dhe Felipe Anderson pas shpinës së Kloses. Gjermani, i cili shënoi golat vendimtarë në dy ndeshjet e fundit në Olimpico, kthehet si titullar pas skualifikimit. Në mbrojtje, në fakt, Ciani dhe Novaretti po luftojnë për një fanelë titullari në krah të Mauricios, vetëm në qoftë se Pioli nuk ka për qëllim që ta fus Radun në qendër ndërsa njërin nga Cavanda ose Braafheid në të majtë.

RREZIQET – Ndeshja e kaluar ka treguar qartë që Felipe Anderson është një armë më tepër për Lazion: pikërisht në ndeshjen në Meazza braziliani tregoi përfundimisht vlerat e tij. Gjithashtu, nuk duhet harruar edhe kualiteti i dyshes Candreva dhe Mauri. Mirëpo, rreziku numër një mbetet Miroslav Klose. Kampioni i botës, sic është cekur edhe më lart, ka qenë vendimtar në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në Olimpico. Armët e tjera në dispozicionin e Piolit janë edhe Parolo dhe Biglia, gjithmonë të gatshëm për të goditur nga distanca.

KU TË GODITET – Mungesa e De Vrij sigurisht që është një përparësi për Interin, sepse holandezi ëshë një element mjaft i rëndësishëm i mbrojtjes së Piolit. Sulmuesit e Mancinit duhet të jenë të zotë dhe të përfitojnë nga kjo mungesë e rëndësishme në skuadrën e Lazios, pasi që, zgjedhjet e dyta në mbrojtje nuk i afrohen nivelit të ish-lojtarit të Feyenoord-it. Mbrojtja e Lazios është një mbrojtje shumë e organizuar, mirëpo që has në vështirësi kur ka përballë një sulm të shpejt.

SYTË TEK…Hernanes. Ashtu sic edhe dihet, braziliani duhet ta fitoj përsëri konkurrencën me Shaqirin: për herë të parë në Olimpico kundër skuadrës që e solli në Itali dhe nga e cila u largua me lotë. Për 90 minuta, ndjenjat duhet të lihen në harresë: gjithashtu, zikaltërve do t’i duhet një Hernanes në një formë të lartë për ta kaluar pengesën kundër Lazios dhe të bëjnë një hap përpara kualifikimit për në Europa League. Hernanes është në një formë të lartë dhe Mancini pret që të kthehet në një lojtar vendimtar ashtu sic ishtë në kohën kur luante për Lazion.

FORMACIONET E MUNDSHME:

LAZIO (4-2-3-1): Marchetti; Basta, Ciani, Mauricio, Radu; Parolo, Biglia; Candreva, Mauri, Felipe Anderson; Klose.
Në stol: Berisha, Strakosha, Novaretti, Gentiletti, Pereirinha, Cavanda, Braafheid, Ledesma, Onazi, Cataldi, Keita, Djordjevic.
Trajner: Pioli.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Cana, Ederson, Lulic, De Vrij.

INTER (4-3-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, Vidic, Felipe, Juan Jesus; Guarin, Medel, Gnoukouri; Hernanes; Palacio, Icardi.
Në stol: Carrizo, Andreolli, Ranocchia, Santon, Nagatomo, Dimarco, Brozovic, Kovacic, Shaqiri, Bonazzoli, Podolski, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Jonathan, Dodò, Campagnaro, Kuzmanovic, Obi.

GJYQTAR: Massa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.