Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,195 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim, Napoli – Inter, Mancini nuk rrezikon dhe i dërgon në fushë titullarët. Ranocchia do ta sheh përsëri “vendin e krimit”.

Rishikim, Napoli – Inter, Mancini nuk rrezikon dhe i dërgon në fushë titullarët. Ranocchia do ta sheh përsëri “vendin e krimit”.
Rinor Sopaj

Interi, në kampionat, nuk fiton në Napoli që nga sezoni i largët 1997-98, atëherë kur flitej për Ronaldon, Ceccarini dhe Iuliano. Me 18 tetor 1997, Galante dhe Winter do ta vendosnin ndeshjen Napoli – Inter 0-2. Pastaj, pas një periudhe të gjatë larg serisë maksimale, vetëm deiluzione dhe gjysëmbuzëqeshje. Përjashtim për ndeshjen që u zhvillua në Kupën e Italisë me 26 janar 2011, ku djemtë e Leonardos dolën fitimtar me anë të penaltive pas rezultatit 0-0 në kohën e rregullt. Në përgjithësi, Interi nuk fiton pikë në San Paolo në Seria A që nga maji 2011, pastaj vetëm humbje, duke e llogaritur atë të katër shkurtit të shkuar në Tim Cup.

TaktikaMancini nuk po mendon të ndërroj dhe aq shumë interpremtimet e objektivave ndaj Napolit, edhe pse shumë shpejt do ta ketë ndeshjen në Europa League në Gjermani kundër Wolfsburg. Me shumë mundësi, do të kthehen të luajnë nga minuta e parë Shaqiri dhe Palacio, me Kovacic dhe Podolski që do ta nisin nga stoli. Ndërsa priten të shihen në fushë si titullar edhe Ranocchia, njejtë si D’Ambrosio. Në këtë rast, jashtë Vidic dhe Campagnaro. Icardi është mirë dhe do të jetë në fushë. Po shkojmë drejt konfirmimit të 4-3-1-2, si alternativë 4-3-2-1 ku në këtë rast trajneri zikaltër do të kishte më shumë mundësi zgjedhjeje në pozicionin e mesfushorit ofansiv.

KundërshtarëtBenitez e rekuperon Zunigan të paktën në stol, ndërsa mbeten jashtë Maggio, Britos dhe Gargano, si dhe gjithashtu tanimë ata që kanë munguar për një kohë të gjatë Insigne dhe Michu. Një 4-2-3-1 i mangët, që nuk mjafton për të kuptuar lojtarët e zgjedhur të spanjollit sepse ndeshja e sotme arrinë në mesin e dy ndeshjeve të kupave: ajo kundër Lazios e luajtur këtë javë dhe ajo kundër Dinamo Moskës që do të luhet të enjten e ardhshme. Si pasojë, nuk duhet përjashtuar edhe surprizat, ku Higuain do të mbetej në stol për të rifituar energjitë dhe nuk do ta fillonte sonte ndeshjen nga fillimi.

Rreziqet – Cdonjëri që mund të luaj sonte, do të mund të jetë rrezik për portën e Handanovic, sepse skuadra e Benitez ka shumë kualitet në repartin ofansiv. Callejon, Hamsik, De Guzman dhe Higuain duhet të jenë katër të përzgjedhurit, por edhe Mertens, Zapata dhe Giabbiadini janë për t’u brengosur.

Ku të goditet – Nëse sulmi i Napolit të vë në siklet për zgjedhjet e tyre, në mbrojtje gjithcka ndryshon. Jo vetëm një, por i gjithë reparti i skuadrës napoletane rezulton të mos jetë i pathyeshëm. Edhe ndeshja në kupë e cila u vendos nga një gabim në minutën e ’94, ka vënë në pah hapësirat dhe reagimet e vonshme të mbrojtjes së Benitez, me Icardin, Hernanes dhe Puscas që ishin shumë pranë golit përpara se Higuarin të favorizohej nga një mungesë vëmendjeje nga djemtë e Mancinit. Me cinizëm dhe precizitet, sulmuesit zikaltër mund t’i shkaktojnë probleme portiert Andujar: duhet të mos humbet asnjë rast i vetëm.

Sytë tek…Rannochia. Kapiteni rikthehet në “vendin e krimit”. Me katër shkurt, numëri 23 zikaltër bëri një gabim kur doli lartë në fushë për të larguar një top me kokë, e cila pastaj i kushtoi pasi nuk arriti ta mbuloj Higuanin, i cili u asistua nga një rivënje anësore nga Ghoulan, Interi u eliminua me rezultat 1-0 me anë të një goli në minutën e 94′. Tani Andrea para se të pushohej, ka treguar një vazhdueshmëri mjaft të mirë përkundër problemeve në gju. Një provë bindëse në San Paolo do të ishte një sinjal i fortë për të gjithë, për tifozët interist në rradhë të parë.

FORMACIONET E MUNDSHME:

NAPOLI (4-2-3-1): Andujar; Mesto, Albiol, Koulibaly, Strinic; David Lopez, Inler; Callejon, Hamsik, De Guzman; Higuain.
Në stol: Rafael, Colombo, Henrique, Ghoulam, Zuniga, Jorginho, Mertens, Gabbiadini, Zapata.
Trajner: Benitez.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicionMichu, Maggio, Britos, Gargano, Insigne.

INTER (4-3-1-2): Handanovic; Santon, Ranocchia, Juan Jesus, D’Ambrosio; Guarin, Medel, Brozovic; Shaqiri; Icardi, Palacio.
Në stol: Carrizo, Vidic, Andreolli, Campagnaro, Felipe, Dodò, Kuzmanovic, Obi, Hernanes, Kovacic, Podolski, Puscas.
Trajner: Mancini.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Jonathan, Nagatomo.

ARBITRO: Rocchi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.