Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

5,611 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Roma-Inter – Spalletti ka një dyshim në mesfushë: pesë për tre vende. Dalbert dhe Cancelo në stol

Rishikim Roma-Inter – Spalletti ka një dyshim në mesfushë: pesë për tre vende. Dalbert dhe Cancelo në stol
Rinor Sopaj

Lojëra të çuditshme të kalendarit. Në javën e dytë të kampionatit italian Luciano Spalletti, për herë të parë do jetë si kundërshtar i klubit të Romës. Nuk kishte qenë asnjëherë sa ishte trajner i Zenitit, tani e bën menjëherë si i Interit. Një takim i rrezikshëm për të dyja palët, skuadra jo të plotësuara dhe fizikisht jo në formën më të mirë. Interi dhe Roma janë të vetmet skuadra të mëdha që kanë ndërruar trajnerët gjatë verës dhe tani poashtu po sfidojnë edhe njëra-tjetrën në merkato për Schickun. Përfundimisht, një përballje e vertetë në qoftë se kihet parasysh edhe përplasja verbale në mes të presidentit James Pallotta dhe Walter Sabatinit disa javë më parë.

TAKTIKA – Spalletti duket se po i kushton pak vëmendje ndodhive jashtë fushës së blertë edhe pse po rikthehet në Olimpico ku për vite ka qenë i zoti i shtëpisë. Pak dyshime për Lucion, i cili do vazhdojë me rreshtimin 4-2-3-1. Nyja e vërtetë mbetet në mesfushë, me pesë lojtarë që luftojnë për tre vende. Borja Valero duket se është i vetmi që e ka të siguruar vendin e titullarit, me Vecinon më shumë sesa Gagliardinin në krahun e tij. Brozovic mund të jetë përsëri i preferuar ndaj Joao Marios. Por nuk mund të përjashtohet angazhimi i ish-lojtarit të Sportingut dhe poashtu as mundësia tjetër ku Gagliardini dhe Vecino do ishin titullarët ne mesfushë dhe Borja Valero në rolin e mesfushorit sulmues. Në mbrojtje, Nagatomo dhe D’Ambrosio po shkojnë drejt konfirmimit me Dalbertin dhe Cancelon drejt stolit. Candreva dhe Perisic do ta mbështesin Icardin. Santon do jetë lojtari i vetëm që nuk do jetë në dispozicion të trajnerit zikaltër.

KUNDËRSHTARËT – Roma ishte e vetmja skuadër e madhe që kishte kundërshtar të vështirë qysh në javën e parë të kampionatit italian, ku kryeqytetasit ishin mysafirë në Bergamo. Shumë largime gjatë verës për Di Francescon, i cili e ka eksperiencën dhe intelegjencën për t’ia përcjellur lojtarëve njohurinë e duhur për t’i lexuar kërkesat e tij. Në thelb, filozofia e lojës ka mbetur e njëjta, kanë ndryshuar vetëm interpretimi dhe rreshtimi: Defrel në vend të Salah lëvizja më e qartë. Me shoqërinë e cila deri më tani nuk ka arritur ta bëj goditjen në merkato në krahun e majtë të sulmit pas dështimit për Mahrezin.

KU TË GODITET – Ka disa probleme në mbrojtjen e Di Francescos. Rudiger nuk është më, Moreno nuk e ka bindur plotësisht, Florenzi është larg kushteve më të mira fizike pas dhjetë muajve larg fushave të blerta. Të lënduar dhe rrjedhimisht jo të gatshëm për lojë mbeten Karsdorp, Emerson, Bruno Peres dhe i riu Nura. Pra, zbrazëtira për t’u mbushur është krahu i djathtë i mbrojtjes: Manolas ose Juan Jesus do sakrifikohen për këtë çështje. Nga ana tjetër, ia vlen të ceket, nga Interi është Perisic, i vlerësuar si njëri prej më të mirë në javën e parë të kampionatit. Dhe në qoftë se Icardi do konfirmojë progresin e dukshëm në lëvizjet e skuadrës (golat i ka bërë gjithmonë…), atëherë zikaltërit mund të shkaktojnë dëme serioze.

SYTË TEK… – Skriniar. Ju kujtohet vitin e kaluar? Në Olimpico, Roma fitoi me rezultatin 2-1 në mënyrë të pabesueshme, por në 45 minutat e parë ishin të panumërt rastet e krijuara për gol nga të zotët e shtëpisë, me mbrojtjen zikaltër pothuajse tërësisht të çrregulluar. Ansaldi-Miranda-Murillo-Santon ishin vija titullare e mbrojtjes me De Boerin: sonte i vetmi i mbijetuar do jetë braziliani. I mbetet Skriniarit ta ndihmojë udhëheqësin e mbrojtjes dhe kështu ta konfirmojë nisjen e mirë me fanelën zikaltër. Një provë e vertetë për sllovakun kundër njërit prej sulmueve më të mirë në Itali. Kalimi i saj do të thoshtë shumë për të dhe bindjet e Interit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

ROMA (4-3-3): Alisson; Manolas, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Strootman, De Rossi, Nainggolan; Defrel, Dzeko, Perotti.
Në stol: Skorupski, Lobont, Moreno, Ciavattini, Florenzi, Gonalons, Pellegrini, Gerson, Cengiz Under, El Shaarawy, Antonucci, Tumminello.
Trajner: Di Francesco.
Ta skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Karsdorp, Emerson, Bruno Peres, Nura.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Nagatomo; Vecino, Borja Valero; Candreva, Brozovic, Perisic; Icardi.
Në stol: Padelli, Ranocchia, Vanheusden, Ansaldi, Joao Cancelo, Dalbert, Gagliardini, Joao Mario, Gabigol, Eder, Jovetic, Pinamonti.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Santon.

GJYQTAR: Irrati.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.