Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,123 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rishikim Sassuolo-Inter – Skriniar nuk rrezikon, balotazh Dalbert-Perisic

Rishikim Sassuolo-Inter – Skriniar nuk rrezikon, balotazh Dalbert-Perisic
Rinor Sopaj

Fillon kampionati italian dhe Interi gjendet përballë një kundërshtari i cili i ka marrë më shumë se të gjithë të tjerët në sezonin e kaluar. Kundër Sassuolos, zikaltërit kanë humbur të dyja ndeshjet e kampionatit 2017-2018: mjafton kjo e dhënë që të kuptohet sa e vështirë do jetë kjo ndeshje. Me De Zerbin si trajner, zigjelbërit jane rikthyer në rreshtimin 4-3-3 për të cilin kanë në dispozicion elemente shumë të rrezikshme si Berardi e Boateng. Mirëpo Interi në këtë kampionat hyn me ambicie të reja dhe me një bindje në këto muajt e parë që mungonte që shumë vite. Merkato e bërë nga shoqëria ka qenë e patëmetë, tani topi i kalon fushës.

SASSUOLO – Probleme për De Zerbin në mbrojtje, duke i pasur parasysh mungesat e Lemos dhe Pelusos – që të dy të lënduar, ku këtyre i bashkohet edhe transferimi i fundit Marlon. Në çdo rast, trajneri i ri i zigjelbërve mund të llogarisë në një skuadër të thellë që i mundëson shmangien e këtyre mangësive. Në fushë nga minuta e parë pritet të jenë Magnani dhe Ferrari në qendër të mbrojtjes, me Lirolan në përparësi ndaj Adjapong për krahun e djathtë të mbrojtjes. Balotazhet tjera janë ai në mes të Sensit dhe Locatellit dhe Di Francescos dhe Bogas. Në sulm pritet të angazhohet ish-milansti Boateng si nëntë i rremë. Gjithashtu nuk duhet harruar Berardin, i cili shpeshherë ka qenë faktor i rëndësishëm në përballjet me Interin “e tij”.

INTERI – Spalletti i njeh mirë grackat e këtyre ndeshjeve të para dhe tashmë i ka paralajmëruar të gjithë në konferencën e djeshme për shtyp. Trajnerit zikaltër do t’i duhet t’i bëjë llogaritë pa të preferuarin e tij Nainggolan, i cili është jashtë fushave të blerta që nga 18 korriku: belgu shpreson që të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Torinos. Jashtë listës së të ftuarve edhe Joao Mario për shkak të disa problemeve muskulare. Për pjesën e mbetur, të gjithë të gatshëm, edhe pse jo në kushtet më të mira fizike lojtarët të cilët kanë ardhur së fundi për shkak të angazhimit në Kupën e Botës. Për këtë arsye, Perisic nuk është një titullar i sigurtë: numri 44 është në balotazh me Dalbertin i cili ka bindur në fazën përgatitore dhe mund të fillojë nga minuta e parë. Varësisht nga kjo zgjedhje, Asamoah do të luajë si mbrojtës krahu ose si mesfushor krahu në rreshtimin tashmë të zakonshëm 4-2-3-1. Skriniari – që sezonin e kaluar nuk e kishte humbur asnjë ndeshje – nuk pritet të rrezikohet dhe kështu do ta fillojë ndeshjen nga stoli: De Vrij-Miranda do jetë tandemi i qendrës para Handanovic. Vecino do ta shoqërojë Brozovicin në mesfushë, ndërsa Politano do provojë që nga ana e djathtë t’i shkaktojë probleme ish-klubit të tij. Sulmi argjentinas, me Lautaro Martinezin si sulmues i dytë në përkrahje të Icardit. Në stol edhe prurjet e reja Vrsaljko dhe Keita Balde.

FORMACIONET E MUNDSHME:

SASSUOLO (4-3-3): Consigli; Lirola, Magnani, Ferrari, Rogerio; Sensi, Magnanelli, Duncan; Berardi, Boateng, Di Francesco.
Në stol: Pegolo, Satalino, Sernicola, Dell’Orco, Adjapong, Bourabia, Locatelli, Djuricic, Boga, Matri, Odgaard, Babacar.
Trajner: De Zerbi.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Lemos, Peluso, Marlon.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Miranda, Dalbert; Vecino, Brozovic; Politano, Martinez, Asamoah; Icardi.
Në stol: Padelli, Berni, Skriniar, Ranocchia, Vrsaljko, Gagliardini, Borja Valero, Candreva, Karamoh, Keita Baldé, Perisic.
Trajner: Spalletti.
Të skualifikuar: asnjë.
Jo në dispozicion: Nainggolan, Joao Mario.

GJQYTAR: Mariani.
Asistentë: Carbone e Ranghetti.
Var: Valeri (Del Giovane).
Njeriu i katërt: Di Paolo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.