Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

219 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rizzoli tenton ti hedhe uje zjarrit: “Ja pse nuk ekziston audio e Orsatos me VAR per Inter-Juve.”

Rizzoli tenton ti hedhe uje zjarrit: “Ja pse nuk ekziston audio e Orsatos me VAR per Inter-Juve.”
Inter Club Staff

Nicola Rizzoli, ish-arbtri italian, aktualisht drejtues i arbitrave në Federatën Italiane të Futbollit, ka folur për polemikat e krijuara ditet e fundit për ndeshjen Inter-Juve të vitit 2018.

Pas deklaratave të bëra nga ish-kryeprokurori i Federates, Giuseppe Pecoraro, për zhdukjen e audios së VAR në rastin kur Pjanic beri faull ndaj Rafinhas dhe nuk mori kartonin e dytë të verdhë që do të ishte automatikisht i kuq.

Kjo audio që nuk ekziston kanë bërë të lindin dyshime të mëdha pasi në atë sezon, Napoli dhe Juventusi ishin duke luftuar fort për titullin kampion, ndërsa Interi luftonte për një vend në Champions League.

Lidhur me këtë rast Rizzoli ka tentuar te sqaroje gjithçka duke deklaruar si me poshte.

“Ajo audio nuk ekziston. Duhet bërë një sqarim dhe të mos ketë konfuzion. Në protokoll thuhet se janë regjistruar vetëm disa biseda dhe ato regjistrime nuk bëhen nga gjyqtarët, por nga Liga.”

“Ato i jepen AIA (Shoqata e Arbitrave Italiane) nëse duan t’i përdorin për udhëzime në vazhdim.”

“Vetëm 5 apo 6 raste për ndeshje ngarkohen në internet dhe ne mund t’i përdorim për të mësuar gjyqtarët.”

“Ato klipe dërgohen në IFAB dhe nuk janë në zotërim të AIA. Pecoraro kërkoi regjistrimin e gjithë ndeshjes, por ajo nuk ekziston.”

“Askush nuk e ka në zotërim, nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk mund të sigurohej. Të vetmet raste të regjistruara, sipas protokollit, ishin ato rreth kartonit të kuq dhe penalltisë.”

“Një karton i verdhë, qoftë i pari apo i dyti, nuk regjistrohen për VAR. Ne u përpoqëm të kërkonim regjistrimin, por ishte e pamundur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.