Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Roeslani:”Objektiv ChL, do vijne top-player. Branca ne dyshim, Moratti do te qendroje. Zanetti…”

Roeslani:”Objektiv ChL, do vijne top-player. Branca ne dyshim, Moratti do te qendroje. Zanetti…”
Donald Elmazi

Rosan Roeslani, javen e kaluar, ka qene i ftuar ne Inter Club-in kryesor Indonezian. Nje nga aksioneret e ri te Interit ka thene disa deklarata te rendesishme per te pranishmit. Disa fraza jane postuar ne Twitter nga nje anetar i ketij klubi(Kamai) dhe te tille po i sjellim. Sigurisht me lejen sepse behet fjale per delarat te thena ne nje ambjent jo zyrtar dhe pa prezencen e gazetareve. Ja se cfare ka thene Roeslani:

“Do jemi pronaret e rinj te Interit qe prej 15 nendorit. Erick-ut i ka pelqyer gjithmone klubi, i pelqen historia e tij dhe familja Inter. Keshilli i ri Administrativ do te formohet nga 8 persona: une, Erick, Handy  dhe dy anetare te tjere te pales tone plus tre anetare te familjes Moratti( Massimo Moratti, Mao Moratti dhe Ghelfi). Nuk ka asnje klauzole per riblerjen ne kontrate. 70% i blere nga ne perfshin disa asete te Inter, si Appiano Gentile. Bakriet nuk kane te bejne me blerjen e Interit”.

MERCATO- “Jemi gati te blejme 1 ose 3 lojtare te medhenj per te arritur tre vendet e para ne klasifikim”.

INDONEZIA- “Do te ndertojme nje Inter Campus dhe nje Inter Store ne Indonezi”.

ZANETTI- “Do te beje pjese ne shoqeri sapo te terhiqet nga futbolli”.

PRESIDENCA- “Moratti do te jete president edhe per dy apo tre vjet. Me pas ajo do i kaloje njerit nga ne te tre”.

BRANCA- “Branca do te vlersohet per shitjen e disa lojtareve te rinj te cilet mund te beheshin lojtare te medhenj tek Interi.. Duam nje miks me lojtare te rinj dhe eksperte ne skuader”.

TAKIMI- “Ne 15 nentor do te jete nje takim ku do te flasim per blerjet shitjet dhe deshirat e teknikut”.

ARDHJA NE ITALI- “Midis 13 dhe 15 nentorit do te jemi ne Interi per tu takuar me Morattin dhe teknikun”. 

  “Interi shum shpejt do te luaje nje ndeshje ne Xhakarte (kryeqyteti i Indonezise), si dhe do te behet nje turne ne kater shtete Indoneziane, ku gjate kesaj periudhe ekipi do ti beje pushimet ne ishullin e Balit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.