Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,331 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rolando: “Ju tregoj premtimin e Mazzarrit. Kam mesuar nga nje person ne vecanti. Me Palacio dhe Handanovic…”

Rolando: “Ju tregoj premtimin e Mazzarrit. Kam mesuar nga nje person ne vecanti. Me Palacio dhe Handanovic…”
Ardi Deda

“Me pelqen sepse ka shume dhunti. Ne mbrojtjen me tre luan kudo. I lexon mire situatat, godet me koken lart dhe di te bej gol”. Keshtu shprehet per te Walter Mazzarri.

Sot Rolando ka folur per Sport Week, suplementi ne shitje bashke me Gazzetta dello Sport. Keto jane fjalet e tij:

“Perse kam shkuar tek Napoli? Jam transferuar ne Itali sepse tek Porto nuk e shihja fushen prej gjashte muajsh, ne ate hark kohor kam zbritur ne fushe vetem per pese minuta. Ne ate pike duhet te rifilloja pergatitjen dhe sezoni mbaroi. Per fat te mire Mazzarrit i mjaftoi te me shihte pak, ai me thoshte qe kisha cilesi si lojtar dhe njeri. Me premtoi qe do te me merrte me vete dhe keshtu ndodhi”.

Rolando shpjegon se si tani paraqitjet e tij jane permiresuar ndjeshem dhe flet dhe per jeten e tij private:

“Kam mesuar gjuhen italiane dhe kjo me ndihmon te integrohem me mire, i kuptoj te gjithe dhe nuk e kam mesuar duke bere kurse, por duke degjuar bisedat ne rruge dhe te shokeve te mi te skaudres. Kam tre femije: Raffaella, Rhyan dhe Rafael. Kam preferuar te banoj ne nje shtepi ne Appiano, pese minuta larg fushave te stervitjes. Kur ka dite me mot te mire eshte shume bukur, mungon vetem deti. Une vij nga nje vend i vogel, njihemi pothuajse te gjithe atje dhe ai vend me ka mesuar bujarine. Nuk shohim parate e nje personi, por ndjenjat qe e shoqerojne. Ka nje diference midis stilit tone te jeteses dhe menyres tuaj: atje punohet per te jetuar, ketu jetohet per te punuar”.

“Nga cili kam mesuar durimin dhe qetesine qe tregoj ne fushe? Nga gjyshi im peshkatar. Ai shkonte ne det cdo dite, me pelqente ta shikoja kur qendronte i heshtur ne pritje per te kapur ndonje peshk. Ajo eshte nje leksion i madh jete”.

Rolando tregon dhe qe futbolli nuk eshte i vetmi sport mbas te cilit eshte i apasionuar: “qe i vogel luaja basketboll dhe me pas hoqa dore sepse me genjyen. Me thane: eja dhe luaj ne ekipin tone, dhe do te shohesh qe do te fitosh menjehere nje vend per te luajtur. Shkova dhe nuk me bene fare te luaja, me thane ne fillim qe do te kisha nevoje per kohe qe te pershtatesha. Ne kete pike u largova, nuk i pranoj genjeshtrat, duhet te ma kishin thene me pare. Tani shoh NBA dhe luaj ne Appiano me Handanovic dhe Palacio, ata jane shume te mire ne basketboll”.

“Futbolli me ka dhene shume dhe me ka hequr dicka: me ka hequr mundesine te jetoj ne vendin tim, kam humbur nje menyre jetese shume me te qete dhe me te thjeshte. Sa here shkoj ne diskoteke? Zero. Per sa i perket makines, kam makinen time qe e kam marre nga Portugalia dhe ate te vene ne dispozicion nga Inter. Ne Capo Verde dal me pantofla dhe tuta te shkurtra, ndersa ketu eshte gruaja ime qe me blen dicka elegante. Cfare do te bej kur nuk do te luaj me futboll? Do te kthehem ne shtepi dhe te shoh detin”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.