Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

453 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rolando: “Roli im? Asnje problem. Mbi Mazzarrin, Fernando dhe Kupen e Botes…”

Rolando: “Roli im? Asnje problem. Mbi Mazzarrin, Fernando dhe Kupen e Botes…”
Xhorxh Gellci

I takon mbrojtesit portugez Rolando te prezantohet para shtypit si lojtar i ri i Interit. Ish lojtari i Porto dhe Napoli, i ardhur ne huazim tek zikalterit, tregon ndjesite dhe objektivat e tij perpara gazetareve. inter.al ju sjell fjalet e plota te tij:

Cfare pret nga aventura tek Inter? Dhe prisje qe Mazzarri te te merrte perseri?
“Pres qe ti bej gjerat mire. Me ka pelqyer te di qe Mazzarri me ka ridashur perseri, dua te punoj mire. Kjo eshte nje shoqeri e madhe.”

Mendon qe Interi mund te jete kompetitiv per skudeton?
“Sezoni eshte i gjate, ne 10 vitet e fundit Interi ka fituar disa scudetto. Duhet vetem te punojme dhe pastaj do shohim cfare do bejme. Vitin e shkuar ka qene shume e veshtire, tani ka nje trajner te ri qe i pelqen t’i beje gjerat per mire. Punojme dhe te shohim ku do arrijme.”

Pse Interi mund te jete i frikshem? Ka rendesi fakti qe nuk luani Kupat, apo sepse jeni ju…
“(Fillon te kerceje me nje zile telefoni) Ne futboll nuk ekziston frike nga askush. Kjo eshte nje shoqeri  e rendesishme, kur luajne kunder nesh, skuadrat na respektojne. Duam te bejme mire sepse shoqeria e meriton, na sherben te punojme per te qene sa me mire cdo te diel.”

Pas ketyre javeve te pare, sa i ka kuptuar skuadra direktivat e Mazzarrit? Dhe cfare Mazzarri ishte ai i Napolit?
Per te mund te them qe ka shume eksperience, nuk ka ndryshuar shume ne metodat e punes; ai beson tek stervitja e mire. Skuadra po punon me te prej 50 ditesh, ka mesuar dicka, por duhet akoma kohe.”

Ke folur me ish shoket e tu tek Porto, Pereira dhe Guarin? Kane ndikuar mbi zgjedhjen tende?
“Me ta kam folur edhe para se te dija per Interin, me kane thene qe kjo eshte nje shoqeri e madhe qe ben gjithcka per mire. Kam folur me ta vetem per kete, kur kam mesuar per interesimin zikalter, u kam kerkuar te me ndihmojne me gjerat me bazike.”

Ne cfare vend ne mbrojtje po te provon Mazzarri?
“Mund te luaj ne te treja rolet, Mazzarri e di kete dhe kemi folur.”

Do te pelqente te rigjeje Fernando tek Inter?
“Fernando eshte si nje vella per mua, por kjo varet nga shoqeria.”

Fakti qe je ne huazim si ndikon mbi paraqitjet? Je ne ndjekje te nje rikonfirmimi ne fund te sezonit?
“Besoj qe kur je ne fushe mendon vetem per te luajtur, ajo qe me pelqen me shume eshte kjo dhe eshte e vetmja gje qe kam ne koke. Ne huazim ose perfundimisht nuk ndryshon shume. Pastaj jashte fushe mendohem, por e rendesishmja eshte qe jam nje lojtar i  Interit, dua te luaj mire. Pastaj do shohim.”

Ti dhe Campagnaro jeni te vetmit elemente te sjelle nga Mazzari tek Napoli: ky besim mund te shnderrohet ne ndonje ndeshje si titullar?
“Tek Napoli me te kam luajtur kur isha gati. Nese me ka dashur ketu eshte sepse beson tek une, dhe une jam tek Inter per te luajtur. Pres momentin me te mire per ta bere.”

Ke zgjedhur Interin sepse shpreson te shkosh ne Kupen e Botes?
“Ne futboll nuk mund te flasesh per te ardhmen; kam bere kete zgjedhje sepse Interi me pelqen dhe me deshironte ketu. Sigurisht dua te jem ne Boteror, duke luajtur ketu mund te kthehem ne Kombetare, por nese luaj apo jo varet nga trajneri. Une dua te luaj ketu, dhe Kombetarja eshte dicka e ndryshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.