Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

430 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rolando: “Te shkojme ne Europa League dhe me pas te flasim per te ardhmen time. E rendesishme…”

Rolando: “Te shkojme ne Europa League dhe me pas te flasim per te ardhmen time. E rendesishme…”
Ardi Deda

Etapa e dyte e nje udhetimi drejt Europes. Vjen nje ndeshje direkte dhe pikerisht per ndeshjen kunder Parmes flet Rolando ne mikrofonat e Inter Channel: “Mendoj qe per ne do te jete nje ndeshje shume e veshtire, do te luajme jashte dhe ata jane duke bere mire. Duhet te vazhdojme sic kemi bere ne Genova, ku ka shkuar gjithcka shume mire. Gjeja me e rendesishme eshte te marrim tre piket. Une mendoj qe eshte gjithmone me e lehte te luash ne shtepi se jashte, por duke qene se Inter eshte nje skuader e madhe skuadrat e tjera kur vijne ne San Siro eshte e qarte qe mbyllen mbrapa dhe behet disi me e veshtire. Ne transferte kemi pak me shume hapesire, por une preferoj gjithmone te luaj perpara tifozeve tane. Eshte gjithmone e veshtire, por duhet te gjejme menyren e duhur per ti fituar ndeshjet, qofshin keto ne shtepi apo ne transferte, qofshin 10 apo 20 lojtare qe mbrojne”.

Nje ndeshje gjithmone e re per Rolando, qe mund te reagoje ne cfaredo pozicioni ne mbrojtjen me tre: “Edhe per mua eshte e bukur sepse ne kete menyre gjej gjithmone dicka me shume, nje shtyse me shume. Duke luajtur ne tre role te ndryshme, mesoj gjithmone dicka me shume dhe kjo me lejon te behem taktikisht me i forte. Jam i kenaqur me sezonin tim. Kur kam ardhur ketu kishte persona qe kishin dyshime, edhe une i kam kuptuar, sepse nuk kisha luajtur shume ne muajt e fundit. Por une i di cilesite e mia, shoqeria e dinte qe do mund te kisha bere dicka te rendesishme me ta. Tani te fitojme keto ndeshje, te arrijme te kualifikohemi ne Europe dhe me pas te flasim per te ardhmen time. Ajo qe eshte e rendesishme eshte se ketu ndihem mire”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.