Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Roma, Fonseca flet pas ndeshjes: “Nuk e di cfare i ndodhi Interit, por ne ne ato 15-20 minuta ishin…”

Roma, Fonseca flet pas ndeshjes: “Nuk e di cfare i ndodhi Interit, por ne ne ato 15-20 minuta ishin…”
Inter Club Staff

Menjehere pas ndeshjes Roma-Inter, ka folur tranjeri i Romes, Paulo Fonsecia i cili eshte prezantuar perpara mikrofonave te DAZN per te komentuar kete ndeshje.

Sot duhet te kishte qene nje hap i rendesishem. Por a jeni i lumtur per kete barazim?

“E veshtire per mua ta komentoj kete ndeshje, mendoj se kemi bere nje pjese te pare shume te mire, por jo me pas.”

“Nuk e di cfare i ndodhi Interit, por ne ate 15-20 minuta ku arriten te gjenin edhe golat, me te vertete na futen ne veshtiresi te madhe.”

“Por pas golit te dyte, ne u rikthyem perseri ajo skuadra qe ishim ne pjesen e pare. Por ato 15-20 minuta ishin fatale per ne.”

Ndryshimi i Cristantes duhet te kishte ardhur me para?

“Bryan ka hyre mire ne ndeshje dhe ka qene deciziv. Per ne ishte e rendesishme te kishim Veretout, por edhe ai eshte futur shume mire ne loje.

Po cfare ndodhi ne ato 15-20 minuta? Na e shpjegoni dot?

“Interi ne pjesen e dyte uli me prapa ne fushe Brozovic dhe Vidal dhe ne kemi humbur kapacitetin e presingut.”

“Skuadra ka humbur agresivitet, ka humbur distancat. E veshtire qe kur ke perballe Interin tja kalosh mire ne fushe.”

Cristante eshte futur mire, ti ke mesfushore te zotet por duket sikur mungion dicka ne mesfushe. Mendon se ne merkato te duhet nje lojtar tjeter?

“Nuk eshte nje objektiv per mua qe te marr nje mediano ne mesfushe: kemi Villar, Veretout, Cristante, Diawara dhe Pellegrini”.

Sa mund ti jape Romes kjo cerek ore loje ne fund ku erdhi edhe barazimi ne luften direkte?

“Ajo qe mund te them eshte se duhet te mendojme si nje skuader e madhe e nuk duhet te cnatyrohemi kur luajme me skuadra te medha.”

A ju jep ky gol ne fund nje shtyse per derbin?

“Ndeshja eshte per tu pergatitur, do te jete e veshtire si sot. Por Lazio eshte nje skuader e madhe, duhet te permiresohemi, te jemi konstant.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.