Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

632 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Roma i jep ultimatum Florenzit: ”Rinovo ose sill 25 milione euro”. Nderkohe Interi dhe agjenti…

Roma i jep ultimatum Florenzit: ”Rinovo ose sill 25 milione euro”. Nderkohe Interi dhe agjenti…
Bujar Berishaj

Po behet e gjate dhe e veshtire tratativa mes Romes dhe Alessandro Florenzit per rinovimin e lojtarit.

E veshtire deri ne ate pike sa, sic raporton edicioni online i La Repubblica, Roma i ka dhene nje ultimatum lojtarit te saj.

Te pranoj oferten e klubit verdhekuq per rinovimin e kontrates me rreth 2,5 milione euro ne sezon ose te sjell ne zyrat e klubit nga kryeqyteti nje oferte prej 25 milione euro.

Keto duket se jane kushtet e klubit te presidentit James Pallotta me agjentin e lojtarit, Alessandro Lucci qe duket se ka folur me Interin ne oret e fundit, me klubin zikalter te interesuar per sherbimet e lojtarit italian.

Klubi zikalter nga ana e tyre jane duke menduar edhe per mundesine, te pakten sot per sot,  qe te marrin Florenzin me parametra zero duke pare qe kontrata e tij me Romen skadon ne qershorin e vitit tjeter.

Nuk duket se Interi eshte i gatshem te derdh ne arkat e klubit verdhekuq kete shume te kerkuar edhe duke konsideruar faktin qe lojtari eshte ne skadence kontrate.

Tratativa mes Alessandro Florenzit dhe Romes nuk ka pasur ndonje hap perpara keto dite ashtu sic eshte shprehur edhe vet drejtori sportiv Monchi, qe megjithate ka thene se eshte optimist se ne fund gjithcka do te zgjidhet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.