
Roma-Inter, Conte vendos gjithcka: “Ja formacioni anti-Roma: tre ndryshime nga minuta e pare!”
Pas humbjes ne Genova, Interi gjen perballe nje skuader me rrezikshmeri te larte si puna e Romes se Fonseces.
Zikalterit e gjejne veten edhe ne presion, sepse Milani fitoi dje dhe i duhet nje fitore per te mbajtur hapin e tyre.
Gjithesesi, sot skuadra e Contes do te beje gjithcka per te bere qe te harrohet ai hap fals i pabesueshem ndaj Sampdorias.
TE REJAT E FUNDIT NGA ROMA – “Ndermjet verdh e kuqve ka nje rikthim te rendesishem si Spinazzola.”
“Ai sapo eshte rikthyer nga demtimi dhe do te luaje menjehere per te ndalur Hakimin ne krahun e majte te Romes.”
“Ne krahasim me ndeshjen ndaj Crotones, Fonseca do te riktheje ne formacion edhe Dzeko, Pellegrini dhe Veretout.”
“Nderkohe, ne porte perseri Pau Lopez, duke pare se Mirante nuk eshte i gatshem. Mbetet i padisponueshem Pedro.”
TE REJAT E FUNDIT NGA INTERI – Conte e di shume mire rendesine e ndeshjes se sotme dhe do te besoje gjithcka te Lukaku, qe fillimisht ka qene ne pankine ndaj Sampdorias.
Belgu keshtu do te marre vendin e Sanchez e do te luaje ne vendin e Lautaros ne qender et sulmit.
Nga minuta e pare rikthehet edhe Vidal, i cili eshte preferuar perpara Gagliardinit, Sensit dhe Eriksen.
Nderkohe, ndryshimi i trete ne formacionin e Interit eshte ai ne krahun e majte, ku Darmian do i marre vendin Young.
Nderkohe, konfirmohet perpara Handanovic edhe Skriniar, De Vrij dhe Bastoni. Pinamonti dhe Vecino jane te padisponueshem per kete ndeshje bashke me D’Ambrosion.
FORMACIONI I MUNDSHEM:
ROMA (3-4-2-1): Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibañez; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.
Ne pankine: Fuzato, Farelli, Kumbulla, Juan Jesus, Bruno Peres, Cristante, Diawara, Carles, Perez, Podgoreanu, Providence, Borja Mayoral.
Tranjer: Fonseca.
Te skualifikuar: asnje.
Te padisponueshem: Zaniolo, Pastore, Mirante, Fazio, Calafiori, Pedro, Santon.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Darmian; Lukaku, Lautaro.
Ne pankine: Radu, Padelli, Ranocchia, Kolarov, Young, Gagliardini, Sensi, Eriksen, Perisic, Sanchez.
Tranjer: Conte.
Te skualifikuar: asnje.
Te padisponueshem: Vecino, Pinamonti, D’Ambrosio.
ARBITRO: Di Bello.
Assistenti: Preti e Bindoni.
Quarto uomo: Orsato.
Var: Mazzoleni (Paganessi).