
Roma-Inter, Di Francesco dhe tabu Spalletti.
Eshte akoma i fresket ne kujtimet e tifozeve zikalter suksesi i nje viti me pare kunder Rome-s, e maturuar nga nje pjese e dyte decizive dhe pozitive qe ka kthyer rezultatin fillestar te verdhekuqve ne rezultatin final 3-1.
Ashtu sic thekson Gazzetta dello Sport, eshte prishur nje tabu (Inter-i nuk fitonte ne Rome prej 8 vitesh) por eshte krijuar nje tjeter tabu: Di Francesco nuk e ka mposhtur asnjehere Spalletti-n (nje pike ne pese ndeshje) dhe pikerisht vitin e kaluar eshte nderprere rrugetimi negativ.
Te gjithe ne sulm ne cerekoreshin e fundit. Edhe kesaj rradhe, duhet pasur kujdes ne ate faze: te dyja skuadrat arrijne te realizojne nga minuta e 76 ne min 90. 6 gola te realizuar me koke ne ate interval, me shume se cdo cerekoresh tjeter: Inter-i per me teper vazhdon te udheheqe edhe me tutje, me 4 gola te realizuar ne minutat shtese.
“Duke pare me vemendje, 7 nga 10 golat nga Roma ne Serie A, jane realizuar ne pjesen e dyte: ne ate pjese te dyte Inter-i ka pesuar 80% e golave te tij (8 nga 10). Duket sikur zikaltrit, mbas pushimit, transformohen ne nje skuader te Zeman: shume gola te realizuar, dhe shume te pesuar”, shkruan gazeta.
Gjithashtu GdS flet edhe per Keita: “Dy gola te realizuar ndaj Frosinone-s ne javen e fundit, dy gola kunder Rome-s ne performancen e tij te fundit me bluzen e Lazio-s. Do te jete ai, pikerisht, i vezhguari special pikerisht ashtu si Icardi, qe ka realizuar 4 here ne 5 ndeshjet e fundit kunder kryeqytetasve, me ane te ciles debuton ne Serie A me bluzen e Sampdoria-s”.