Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

285 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Roma-Inter, flet ish-ndihmesi i Mourinhos te zikalterit: “Mourinho neser do te jete i ndare ne dysh. Se kuptoj dot si…”

Roma-Inter, flet ish-ndihmesi i Mourinhos te zikalterit: “Mourinho neser do te jete i ndare ne dysh. Se kuptoj dot si…”
Inter Club Staff

Nje tjeter bashkepunetor i Mourinhos ne kohen kur ai ishte ne Milanon zikalter ka folur sot per La Gazzetta dello Sport.

Jose Morais ka dhene mendimin e tij perpara ndeshjes se Jose Mourinhos ku ai do te perballet me te kaluaren e tij te bukur.

Do e shohesh ndeshjen ne Olimpico?

“Patjeter, eshte nje ndeshje shume e vecante. E nuk vjen ne momentin me te bukur per Jose. Ai do te donte ta luante me nje tjeter shpirt.”

“Me siguri tani eshte i ndare me dysh. Nga njera ane zemra e tij zikalter dhe nga ana tjeter skuadra per te cilen do te jape gjithcka.”

Cfare te vjen ne mendje perpara nje Roma-Inter?

“Une qe ne tunelin e Olimpicos rrija i ngrire perpara nje finale te Kupes se Italise. Isha shume nervoz, shume i shqetesuar me sakte.”

“Ne staf kisha detyren qe te studioja kundershtaret ne cdo detaj te vogel dhe ajo ishte nje ndeshje me shume probleme.”

“Ai me afrohet, me jep nje te shtyre ne shpatull dhe me thote: “Zecca, rri i qete sepse do te fitojme 100%”. Zeca eshte nje fjale ne portugalisht dhe Jose ne ate moment me qetesoi shume vetem per ate gjest qe beri.”

Kush ishte ne ate kohe shkendija juaj?

“Une do te thoja se ishte mardhenia qe kishim me Morattin. Ishim me te vertete nje zgjatim i familjes, jetonim brenda nje shtepie te madhe.”

Mou ka pasur diku tjeter nje identifikim total si te Interi?

“Nuk mendoj keshtu. Inter e gjitha ende ndjen per te nje ndjesi te madhe falenderimi dhe admirimi te perzjere me respekt. Jose normalisht e kthen kete gje me dashuri te paster. Inter eshte dicka speciale per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.