Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,070 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Roma-Inter, pak dyshime per Mancini: formacionet e mundshme dhe balotazhet…

Roma-Inter, pak dyshime per Mancini: formacionet e mundshme dhe balotazhet…
Bujar Berishaj

Udhetimi Milano-Roma i ka sherbyer teknikut Roberto Mancini per te menduar per formacionin qe mund te vendos kunder lojtareve te Rudi Garcia.

Tekniku nga Iesi duhet te mbeshtetet ne nje 4-3-3 ku Palacio dhe Kovacic duhet te veprojne ne krah, ne mungese te Hernanes qe kunder Dnipro kishte mbuluar rolin e sulmuesit te krahut ne te djathte. Pikerisht ne repartin e sulmit eshte dyshimi i Mancinit, Osvaldo apo Icardi: per momentin favorit eshte italo-argjentinasi qe ka bere shume mire ne ndeshjen e fundit kunder Dnipro.

Ne mbrojtje do te mungoj Yuto Nagatomo per nje shpatull te ndrydhur, dhe keshtu Mancini mund te mbeshtetet ne Campagnaron qe eshte ne avantazh kundrejt D’Ambrosio. Per te kompletuar repartin do te jene Ranocchia, Juan Jesus dhe Dodo ne te majte.

Ne mesfushe zgjedhjet jane pothuajse te shkruara: po shkohet drejt konfirmimit te mesfushes qe ka luajtur kunder Dnipros. Keshtu, do te jete Guarin si mesfushor i brendshem ne te djathte, Kuzmanovic mesfushor i brendshem ne te majte dhe Medel para mbrojtjes, pasi duket qe ka fituar balotazhin me M’Vila.

Nuk eshte per tu perjashtuar qe tekniku zikalter mund te paraqitet ne Rome me nje lloj 4-5-1 me Osvaldon si sulmues qendror dhe me Kovacic e Palacio me te zgjeruar, perkatesisht, ne te majte dhe ne te djathte.

INTER (4-5-1): Handanovic; Campagnaro, Ranocchia, Juan Jesus, Dodò; Palacio, Guarin, Medel, Kuzmanovic, Kovacic; Osvaldo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.