Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

680 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Roma pranon kushtet e vendosura nga zikalterit. Tashme Interi ka ne dore Nainggolan: ja detajet!

Roma pranon kushtet e vendosura nga zikalterit. Tashme Interi ka ne dore Nainggolan: ja detajet!
Inter Club Staff

Ninja ka filluar te kerkoje shtepi ne Milano tashme. 

Ky eshte lajmi qe jep sot Gazzetta dello Sport, e konfirmuar edhe nga gazetat e tjera italiane sportive.

Me pak fjale nuk ka me asnje dyshim, Radja Nainggolan do te jete i Interit. 

E kjo gje do te ndodhe shume shpejt, mbase edhe perpara 30 qershorit sic mendohej me pare.

Dje ka qene nje dite tjeter e rendesishme, me agjentin e belgut ne Milano, me pas ‘po-ja’ nga Pastore per Romen dhe ne fund tratativa per belgun ne Milano duket se do te mbyllet me sukses sipas te gjitha gjasave.

Per momentin, kerkesa ishte 35-40 milione euro por Interi i eshte pergjigjur me 20-22 milione plus lojtare ne kembim.

“Palet jane afruar shume me njera-tjetren sepse Roma – qe ne fillim refuzoi idene e perfshirjes ne marreveshje te Davide Santon – ka pranuar qe te futen ne tratative disa lojtare te Primaveres kampione te Italise.”

“Sa? Dy ose tre: pothuajse i sigurt Zaniolo, jo Pinamonti qe duket se ka dale nga radari i Trigorias por kane fituar pike Emmers, Pompetti dhe Rada (agjenti i tij eshte Beltrami) e keta jane emrat qe po kuotohen ne keto momente.”

“Qellimi i klubit eshte qe te arrihet sa me shpejt nje marreveshje: sapo te vendosen emrat e djemve tratativa do te mbyllet dhe vleresimi total do te jete diku tek 35 milione euro, edhe pse Interi cash do te paguaje diku tek 20-22 milione.”

Nje vit distance nga rinovimi, ja Interi, qe ne nivel rroge do e rrise akoma me shume rrogen prej 4,5 milione euro te garantuara nga Roma qe do i siguronin Ninjas edhe nje vit tjeter me shume kontrate.

Eshte nje raport i mbyllur keq ai i belgut me Romen, me Monchin qe e kishte shitur qe ne janar ne Kine. Tani per te eshte Milano, Interi dhe Spalletti qe e presin me krahe hapur per nje kapitull te ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.