Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rome, alarm i forte per shkak te motit: Lazio-Inter eshte ne rrezik, ja detajet!

Rome, alarm i forte per shkak te motit: Lazio-Inter eshte ne rrezik, ja detajet!
Inter Club Staff

Kujdes nga moti sepse kete te hene mund te lere popullin zikalter pa pare Interin. 

Arsyeja? Shirat e rrembyeshem dhe si pasoje, gjendja e fushes se lojes.

Sipas asaj qe ka paralajmeruar Instituti i Mbrojtjes Civile ne Itali, Roma dhe rrethinat e saj jane qe nga neser ne mengjes  36 ore ne alarm per shkak te motit.

Gjendja e alarmit do te filloje te dielen dhe diten me me shume rrezikshmeri ka diten e hene, dite ne te cilen eshte parashikuar te luhet Lazio-Inter.

Parashikohet qe te kete “reshje te rrembyeshme, me karakter stuhie, sidomos ne qytet. Shirat dhe rrebeshet do te shoqerohen me shkarkime elektrike dhe ere te forte.”

Nderkohe, sipas lajmeve nga Cittaceleste.it, portal i tifozeve te Lazios, autoritetet e Romes do te vendosin nga ora ne ore te henen nese do te kete ndonje vendim per ndeshjen e Lazios me Interin.

Nese alarmi do te rezultoje i sakte, ndeshja ne Olimpico do te shtyhet. Gjithcka pritet te vendoset diten e hene ne mengjes, por rrezikut qe ndeshja te shtyhet eshte i vertete.

Ky nuk do te ishte nje lajm i mire per tifozet qe deshirojne te shikojne Interin ne fushe cdo fundjave (edhe pse kesaj radhe luhet diten e hene).

Por mbase Spallettit do i pelqente qe ndeshja te shtyhej duke pare kalendarin shume te ngjeshur keto jave.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.