Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,013 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Romelu Lukaku nje deshtim te Chelsea? Me duket keni harruar pa thene dicka: ndryshe nga Interi, te Chelsea asnje…”

“Romelu Lukaku nje deshtim te Chelsea? Me duket keni harruar pa thene dicka: ndryshe nga Interi, te Chelsea asnje…”
Inter Club Staff

Romelu Lukaku po kalon me te vertete nje moment shume te keq te Chelsea dhe mes demtimesh dhe arsyesh te tjera, ai deri me tani ka marre kritika te medha.

Lojtari ka shenuar me Chelsea ne Premier League vetem tre gola, te njejten sasi qe ka shenuar Denzel Dumfries me Interin, qe eshte nje mbrojtes krahu.

Nderkohe, ish-portieri i njohur, Simone Braglia, i intervistuar per emisionin ‘Maracanà’, ka dhene mendimin e tij per kete gje.

Ai ka folur per impaktin qe Romelu Lukaku ka pasur te Chelsea dhe ka tentuar te shpjegoje ate qe ka ndryshuar per te ne Premier League.

“Lukaku nje deshtim te Chelsea? Nuk e di, por di te them qe ai nuk ka rendimentin e sezonit te shkuar.”

“Fusha ka thene kete, nuk eshte nje opinion. Por duhet pare ne menyre me te detajuar ajo qe ka ndodhur deri me tani me te.”

“Vitin e kaluar ai ka bere cmendurira me Interin, ka qene ai lojtar qe ka rene me shume ne sy ne skuadren e Contes.”

“Por kujdes: mos harroni dicka. Ajo qe ka ndryshuar me se shumti per te nga Interi te Chelsea eshte se eshte larguar nga nje skuader qe luante per te te nje skuader ku Lukaku nuk eshte me lideri i padiskutueshem.”

“Ka shkuar ne nje skuader me shume lidera. Dhe Lukaku nese nuk eshte qendror ne loje, e ka shume te veshtire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.