Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Romelu Lukaku po perjeton nje film horror ne Premier League: “Duket nje makth: tifozet e Chelsea kane filluar…”

Romelu Lukaku po perjeton nje film horror ne Premier League: “Duket nje makth: tifozet e Chelsea kane filluar…”
Inter Club Staff

E mbani mend Romelu Lukaku? Po, ishte The Big Rom, ishte njeriu qe e vetequajti veten King of Milano pas nje derbi ndaj Milanit.

Ishte njeriu qe Interi mori ne Premier League, e priti, e beri lojtarin me te rendesishem te saj ne sezonin e Scudettos.

Por e mbani mend edhe Big Rom qe shenoi nje autogol ne finalen e Europa League? Ishte ai lojtari qe u zhduk nga rrjetet sociale per dy jave me radhe.

Besoj te gjithe e kujtojne cfare ndodhi me tifozet e Interit ne ate kohe: filloi nje levizje e pabsueshme per te ngushelluar Big Rom, per te treguar dashuri ndaj tij se nje finale e humbur dhe nje autogol ne finale nuk e ndryshojne aspak dashurine qe tifozet e Interit kane per lojtaret zikalter.

E ne fund, pasi u shpall hero i Scudettos, pasi deklaroi besnikeri ndaj Interit, si e shperbleu Lukaku te gjithe kete dashuri nga ana e tifozeve te Interit?

Duke tradhetuar klubi, drejtuesit, tranjerin qe sapo kishte ardhur dhe mbi te gjitha ata tifoze qe e kishin mbeshtetur qe ne diten e pare kur te gjithe thonin “Lukaku nuk di te stopoje nje top” e deri ne diten e fundit.

Nese dikush do te flase per “Karmen”, duket se te Romelu Lukaku mund te gjeje fiks perkufizimin e saj duke pare ate qe po ndodh.

Pasi u largua nga Milano ku Lukaku konsiderohej nje mbret, me i miri i te gjitheve, shkoi te Chelsea, skuadra qe sipas tij “kishte qene tifoz qe i vogel”.

Romelu Lukaku sot eshte bere nje objekt talljesh te pafundme ne rrjete sociale sa ai eshte detyruar te mbylle profilin ne rrjetin social me te preferuar prej tij, Twitter.

Ai nderkohe ka limituar edhe komentet ne instagram, duke i dhene mundesine e komentit vetem atyre qe ka edhe vete follow. Pra, duke mos i dhene mundesi tifozeve te shkruajne asnje fjale poshte postimeve te tij sepse talljet filluan te beheshin te padurueshme.

“Romelu luan me kepuce mali” thone disa, “Vertete Interi na mori 120 milione euro per Romelu?” pyesin disa te tjere.

Nderkohe, disa te tjere perdorin edhe meme te ndryshme per te treguar se si Lukaku pa Interin dhe pa Conten duket me shume Lukaku i Manchester United se sa Lukaku i nje sezoni me pare…

Por ka edhe me shume. Tifozet e Chelsea kane shkuar deri aty sa kerkojne qe ne Stamford Bridge te rikthehet Armando Broja, lojtari teper i ri shqiptar qe eshte ne huazim te Southampton.

Nje forum i njohur i Chelsea ne Angli ka krahasuar statistikat e Brojes dhe Lukakiu ne Premier League.

Sipas tyre, Broja ka shenuar 3 gola me 481 minuta loje, ku vetem 4 here e ka nisur ndeshjen si titullar.

Ndërkohë Lukaku ka shënuar 3 gola me 690 minuta loje, ku 7 herë e ka nisur ndeshjen si titullar. Por e frikshme eshte kur krahason statistikat e sulmeve qe ben Chelsea ne nje ndeshje dhe numrin e sulmeve qe ben Southampton.

Per Lukakun tashme ne Premier League ka filluar nje film horror. Duket fiks si nje film qe eshte pare edhe here tjeter te Manchester United!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.