Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

750 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ronaldo: “Gjithmone Inter. Ronaldo te Juve? Interi ka bere merkato te mire. Modric? Ja cfare mendoj.”

Ronaldo: “Gjithmone Inter. Ronaldo te Juve? Interi ka bere merkato te mire. Modric? Ja cfare mendoj.”
Inter Club Staff

Ai sidomos ne vitet e fundit nuk e humbet asnjehere mundesine per te treguar se per Interin ka nje ndjenje speciale, ndryshe nga sa ka bere vitet e kaluara. 

Mbase fenomeni me kalimin e kohes e ka kuptuar se cila tifozeri e ka dashur vertete dhe pa kompromise.

Ronaldo keshtu ka qene i ftuari i madh i Citanova Marche ne Bobo Summer Cup dhe ka dhene nje interviste interesante per mikrofonat e Sky Sport.

Aty ka qene prezent edhe nje ish-lojtar tjeter i Interit, Christian Vieri.

Keshtu, Ronie e ka nisur intervisten e tij duke folur per kampionatin e ardhshem.

Ardhja e Cristiano Ronaldos ne Serie A?

“Per mua transferimi i tij eshte nje gje e mire, por edhe Interi ka bere nje merkato shume te mire.”

“Futbolli Italian ka pasur nje moment jo te mire dhe kjo gje mbase do e ndihmoje duke pare emrat qe po qarkullojne.”

“Eshte koha qe te rikthehet e madhe Serie A edhe jashte Italise, shpresojme te rikthehet spektakli.”

“Ku mund te arrije Interi nese vjen Luka Modric? Nuk e di, te shohim. Ajo qe mendoj une eshte se merkato eshte e cuditshme por gjithmone do te them Forza Inter.”

“Shpresoj te shkoje mire kjo tratative. Nuk e di nese tratativa eshte ne nje pike te mire por merkato ne Spanje mbyllet ne 31 gusht, te shohim cfare do te ndodhe. Te gjitha skuadrat po perforcohen, edhe Interi mbi te gjitha.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.