Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

(VIDEO) Ronaldo i ri ngacmon interesin zikalter

(VIDEO) Ronaldo i ri ngacmon interesin zikalter
Ardis
  • On 25/06/2013, 14:43

Me nje sy ne merkato dhe me nje ne Turqi. Eshte toka ku po zhvillohet boterori i kombetareve Under 20, ku pervec skuadrave pjesemarrese, jane edhe vezhguesit te ekipeve me prestigjoze ne bote. Midis perfaqesuesve, nuk mund te mungonin zikaltrit, te cilet ia kane vene syrin mbi nje nga protagonistet, qe nderon bluzen e Portugalise. Sipas Calciomercato.com, lojtari per te cilin po interesohen eshte Armindo Tue Na Bangna, ndryshe i njohur me emrin Bruma, nje nga talentet shperthyes te futbollit luzitan.

I lundur ne Bissau ne Guinea e Re, me 1994, Bruma ka hyre ne formacionin e te rinjve te Sporting Lisbone-s qe ne moshen 13 vjec, sulmues krahu, ylli portugez ne vendin e tij krahasohet me Nani-n dhe Ronaldo-n, dy talente qe kane qene pjese e te rinjve te Sporting-ut. Kualitetet e tij dhe tre golat e shenuar ne Boterorin Under 20 kane perforcuar zerat mbi te.

Kontrata e tij eshte ne prag skadence me 2014, me nje klauzole per te prishur kontraten prej 30 milione €, dhe ka tratativa midis Sporting-ut dhe agjentit te tij per te rinovuar, por tashme shume ekipe te ndryshme kane shprehur interesin e tyre. Midis ketyre eshte edhe Inter-i, i cili ka emisar ne Turqi per ta pare nga afer. Duhet pasur kujdes edhe nga Manchester City e cila humbi betejen per te marre Isco-n dhe eshte ne kerkim te nje futbollisti te ri me karakteristikat e Bruma-s.

Me poshte keni nje video ku mund te njihni me shume lojtarin:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.