Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,517 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ronaldo: “Interi ne zemren time. Ketu si dirigjent? Nuk e perjashtoj. Dua te perqafoj serish Morattin. Miranda…”

Ronaldo: “Interi ne zemren time. Ketu si dirigjent? Nuk e perjashtoj. Dua te perqafoj serish Morattin. Miranda…”
Bujar Berishaj

I intervistuar nga Calciomercato.com, Luis Nazario de Lima, i njohur per te si gjithe si Ronaldo ka analizuar disa tematika lidhur me boten zikalter, duke hapur mundesine qe nje dite te jete edhe dirigjent zikalter. Keto jane fjalet e Fenomenit: 

MASSIMO MORATTI – “Interi nuk e ka humbur kurre, e tregon fakti qe edhe sot eshte aksionist ne klub. Afer presidences dhe Mancinit. Shpresoj shume ta takoj te dielen, dua ta perqafoj serish”.

INTER – “Skuadra ishte nisur mire, pastaj ka pasur nje renie. Por sigurisht do e marr veten”.

JOAO MIRANDA – “Kam luajtur kunder tij ne ndeshjen Corinthians-San Paolo. Une isha ne fund te karrieres, ai ne fillim. Me bie menjehere ne sy, e kam percjellur edhe pastaj. Sigurisht eshte nje blerje e madhe”.

E ARDHMJA – “Do e perjashtoja nje rol si dirigjent, por jo per Interin. Kete klub e kam ne zemer dhe i uroj cdo te mire. Personalisht, nuk e shoh veten te perfshire ne nje klub te vetem, edhe per impenjimet e punes per shkak te cilave jam vazhdimisht rreth botes”.

5 MAJI – “Kujtimi me i keq? As 12 korriku 1998 ne Paris nuk ka qene nje dite e madhe per mua. Humbim ne finale kunder Frances me rezultat 3-0. Per fat pastaj kater vite me vone i kam shenuar dy here Gjermanise, jemi shpallur Kampione Bote dhe une golashenuesi me i mire me 8 gola. Ai, pa dyshim, ka qene gezimi me i madh per mua dhe vendin tim”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.