Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,492 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ronaldo: “Kam pare nje Moratti te vetmuar dhe te trishtuar. Nese e shet Interin…”

Ronaldo: “Kam pare nje Moratti te vetmuar dhe te trishtuar. Nese e shet Interin…”
Xhorxh Gellci

Luis Nazario da Lima Ronaldo. Mjafton nje emer, per te sjelle ne mendjet e interisteve nje nga lojtaret me te medhenj ne fushen e lojes qe ka veshur kete fanelle te lavdishme. I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, direkt nga Brazili, flet per momentin e veshtire qe po kalon Interi kete vit.

Shpjegon se ishte ne Torino per Juve – Milan kete vit dhe i ndodhi te shikonte imazhet e Morattit ne tribune gjate ndeshjes Inter – Parma dhe e ka pare “te vetmuar, me nje shikim te merzitur dhe nje shprehje fytyre te trishtuar, shume te trishtuar.” Megjithate, Ronaldo eshte i sigurt qe nje vit si ky nuk do te perseritet. Pyetet se cfare mendon se sa e vertete eshte deshira e presidentit per te shitur Interin: “Jam i cuditur, sepse e di cfare do te thote ajo shoqeri dhe ajo skuader per Morattin. Por ne qofte se marreveshja do te arrihet jam i sigurt qe do te jete vetem per te miren e Interin. Sepse Presidenti e do shume Interin dhe ai eshte keshtu: asgje nuk eshte e tepert per te.

Ne kete interviste flet edhe per talentin e kombetares italiane, Mario Balotelli duke thene keto fjale: “Balotelli ka dhuraten e talentit, di te preke topin bukur dhe di te shenoje: ne Brazil kjo eshte shume, sigurisht mjaftueshem per tu dashuruar me nje lojtar. Por kjo nuk mjafton sepse ne qofte se je sulmues, eshte normale qe te te provokojne dhe te nderhyjne keq. Ai e di mire dhe duhet te evitoje sjelljet e teperta.” Per ceshtjen e problemeve karakteriale te tij ben nje krahasim me Adrianon: “Edhe Adriano ishte teknikisht dhe fizikisht shume i forte, ne fushe mund te bente cfare te donte, por ne nje pike nuk e ka bere me dhe e ka hedhur poshte talentin e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.