Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

173 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ronaldo: “Mes meje dhe Interit nje histori e madhe dashurie. Transferimi im ne zikalter? Shkoj keshtu…”

Ronaldo: “Mes meje dhe Interit nje histori e madhe dashurie. Transferimi im ne zikalter? Shkoj keshtu…”
Bujar Berishaj

Protagonist i madh i mbremjes gala te organizuar nga Interi me rastin e 110 vjetorit te klubit, ne 9 marsin e kaluar, Ronaldo filloi te ishte pjese e Hall of Fame zikalter si sulmuesi me i mire i historise se Interit.

Keto jane fjalet e brazilianit, me Interin qe ka postuar videon e asaj mbremje ne kanalin e Youtube:

“Futbolli eshte shume i bukur, ka qene e gjithe jeta ime dhe dua te falenderoj te gjithe tifozet interiste qe kane qare me mua kur une kam qare por edhe kur kane gezuar kur kemi fituar”.

ARDHJA NE MILANO – “Isha ne tratative me Barcelonen per rinovim por nuk po gjenim marreveshje. Vendosa te mos qendroj sepse nuk iu besoja me udheheqesve blaugrana. Pastaj erdhi Interi, nje sfide e pabesueshme. Atehere kampionati italian ishte me i miri ne bote dhe me i veshtiri. Besoj se ka qene zgjedhja me e mire qe mund te beja”.

DEBUTIMI – “Kisha nje tension dhe pritshmeri te madhe. Ka qene dicka shume e bukur. San Siro ishte plote dhe ishte me te vertete nje emocion i madh per mua. Jo vetem debutimi, por e gjithe dita”.

GOLI NE MOSKE NE 1998 – “Ishte shume ftohte, besoj -18 grade. Fusha, kur arritem, ishte e mbuluar me bore dhe ndeshja u shtye per dy ore ne menyre qe bora te largohej. Ambienti ishte armiqesor, me tifozet kundershtare qe nga impresionin shume, sic ndodh ne ndeshjet e medha. Kishim nevoje per ate rezultat dhe shenova nje gol te bukur, por e gjithe skuadra luajti mire. Po flasim per nje ndeshje te bukur, nje beteje e bukur ku jemi kenaqur”.

 

INTERI NE ZEMER – “Eshte nje histori dashurie ajo mes meje dhe Interin. Ketu jam bere Fenomeni, sic me quajne akoma nga ai moment. Dhe une i jam perjetesisht falenderues Interit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.