Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rotacionet tek Interi, Corriere zbulon te verteten: “Eshte nje lojtar te cilit Conte nuk i beson fare: behet fjale per…”

Rotacionet tek Interi, Corriere zbulon te verteten: “Eshte nje lojtar te cilit Conte nuk i beson fare: behet fjale per…”
Inter Club Staff

Golat dhe paraqitjet e mira te Alexis Sanchez kohet e fundit jane nje lajm shume i mire per Interin dhe per Antonio Conten.

Ne repartin sulmues, ne fakt, zikalterit kane pasur shume pak zgjedhje duke pare se ne ate repart ka luajtur si sulmues edhe Ivan Perisic.

Por me sa duket, kjo gje ka ardhur sepse Antonio Conte nuk beson totalisht (ose shume pak) te nje nga sulmuesit e Interit.

Kete gje e shpjegon Corriere dello Sport ne numrin e saj te perditshem, qe zbulon edhe arsyet e zgjedhjes se teknikut te Interit.

“Ne fakt, Conte nuk beson aspak te Andrea Pinamonti, nje lojtar qe erdhi si ‘i ngecur’ ne vere tek Interi dhe te ardhme te zikalterit nuk ka.”

“Jo me kot ai eshte futur ne disa diskutime merkatoje. Conte kishte shume nevoje per gola dhe te pakten ka gjetur Sanchez ne forme per te lene pak pushim Lautaron dhe Lukaku.”

“Por per sa i perket Pinamontit, ai jo vetem eshte i demtuar, por ende nuk ka arritur te fitoje dot besimin e tranjerit te Interit as per disa minuta ne fundin e ndeshjeve.”

“Ai kur ka pasur nevoje per sulmues, ka zgjedhur edhe Perisic perpara tij. Nje sinjal i qarte ky qe Conte deshiron nje sulmues tjeter ne janar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.