Ruben Botta i eshte premtuar Livornos
Eksperti i njohur i merkatos Alfredo Pedulla, nepermjet websitit te tij, jep te rejat me te fundit per kalimin ne huazim te Ruben Botta tek Livorno: “Ruben Botta eshte premtuar tek Livorno. Mesfushori-sulmues i Interit, e cili ardhi me parameter zero por i demtuar ne gju, do te kete mundesi te rekuperoje nga demtimi i rende dhe t’i jape edhe nje ndihmese Livornos. Ekipi i Nicola ka dhene disponueshmerine per Botta, por po pret “Po-ne” perfundimtare te Samuele Longo (i ndjekur edhe nga Verona). Jane ore te nxehta.“
Nje tjeter lojtar i ri zikalter po drejtohet drejt skuadres qe mund te quhet me plot goje Inter B. Bardi, Benassi, Longo, Botta, Duncan dhe Laxalt jane te drejtuar tek Livorno, megjithese vetem dy te paret jane zyrtarizuar deri tani.