Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

807 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rummenigge, cfare fjalesh per Interin: “Zikalterit u skualifikuan nga Champions? Mbase eshte hera e duhur qe ata…”

Rummenigge, cfare fjalesh per Interin: “Zikalterit u skualifikuan nga Champions? Mbase eshte hera e duhur qe ata…”
Inter Club Staff

Karl-Heinz Rummenigge, ish-legjende e Interit dhe sot nje drejtues shume i njohur i Bayern Munich, ka folur diten e sotme per mediate italiane.

“Kalle”, ashtu si njihet nga te gjithe sportdashesit anembane globit, ka folur edhe per te ardhmen e Alaba, por edhe endrren e tij te madhe per Interin.

Nderkohe qe lojtari austriak eshte lidhur ne te kaluaren me nje kalim ne Itali, tek Interi apo te Juventusi, keto kane qene fjalet e tij: “Cdo skuader mendon ne menyre te drejte te perforcohet.”

“Eshte normale, ne nje situate si kjo, qe klubet me te medha te Europes te mendojne per transferimin me parameter zero te nje lojtari si Alaba.”

“Tani i takon atij per te marre nje vendim per te ardhmen qe i takon: mbase do te nderroje skuader ne sezonin e ri.”

“Ose mbase do te mendohet dy here dhe do te qendroje tek Bayern ku ne e duam shume. Te shohim”, ka thene ai per te.

Me pas, Rummenigge flet per situaten e Interit dhe e Milanit, qe jane ne vend te pare dhe te dyte ne Serie A.

“Eshte dicka e bukur te shohesh dy milanezet perseri ne gare per kampionatin pas shume e shume kohesh.”

“Me duket nje kampionat i luftuar ky i ketij sezoni. Por kam pike te dobet edhe Sassuolon. Eleminimi i Interit nga Champions? Nuk fiton kampionatin prej shume kohesh dhe mbase kjo do te jete hera e duhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.