Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

501 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sa i sigurt eshte transferimi i Lautaro Martinez tek Interi?

Sa i sigurt eshte transferimi i Lautaro Martinez tek Interi?
Inter Club Staff

“Che Lautaro” (Cfare Lautaroje) hapeshin gazetat sot ne Argjentine por nuk mbeten prapa as mediat italiane qe e kane cuar ne qiell super talentin argjentinas qe po shkelqen tek Racing.

Pas paraqitjes mbreslenese dje ne Copa Libertadores, ai tha ne intervisten e pas-ndeshjes per mediat: Per momentin ka shume takime hde oferta, por nuk ka ndonje gje zyrtare.”, dhe kjo mjaftoi qe te mediat te fillonin te ngrinin pikepyetje per marreveshjen e Interit me Racing dhe lojtarin.

Por cfare po ndodh me te vertete me sulmuesin e datelindjes 1997? E mbi te gjitha, perse Lautaro nuk i ka deklaruar akoma dashurine ngjyrave zikalter? Ne realitet, nuk ka asnje lloj shqetesimi nga ana e klubit zikalter. Perkundrazi, gjithcka eshte sipas programit per sa i perket blerjes se nje prej talenteve me te medhenj te koheve te fundit ne Ameriken Latine qe eshte realizuar ne muajin shkurt nga drejtuesit zikalter (Ausilio in primis).

MOTIVI I DEKLARATES SE LAUTARO MARTINEZ – Lojtari i ri argjentinas do te jete i Interit ne vere per shifren e 20 milione eurove, do te firmose per 5 vite dhe shume shpejt do te zhvilloje vizitat mjekersore. Per kete nuk ka asnje dyshim apo frike nga ana e klubit zikalter sepse Interi e ka mbyllur marreveshjen me klubin e presidentit Blanco si dhe me agjentin e lojtarit. Motivi i ketyre fjaleve nga ana e lojtarit kane te bejne me zgjedhjen e nje rruge “te lehte” te komunikimit qe eshte rene dakort ndermjet paleve qe ti japin mundesi Martinez te perqendrohet tek Racing deri ne vere, por mbi te gjitha, te respektoje tifozet vendas. Gjithesesi, pas mos zyrtarizimit te kesaj marreveshje ende qendron edhe FPF: duhet pritur te pakten te kaloje 30 qershori qe kjo marreveshje te zyrtarizohet sepse do te futet si shpenzim ne sezonin e ardhshem, dhe te blesh lojtare ne kete moment eshte kunder rregullave te Uefas, e kjo eshte nje arsye e vlefshme gjithashtu. Me pak fjale, pas gjithe kesaj situate qendron burokracia dhe strategjia. Asnje problem ndermjet Lautaros dhe Interit. Duke pritur qershorin, ai shenoi nje triplete te mrekullueshme sa beri te gjithe tifozet zikalter te ferkojne duart.

DEKLARATA E BABAIT – Ai qe i hodhi uje zjarrit me shume nga te gjithe, ishte babai i lojtarit i cili deklaroi disa ore me pas: “Cdo gje eshte mbyllur me Interin. Do te transferohet ne Milano ne korrik.” dhe pas kesaj deklarate, cdo hipoteze tjeter jane fjale boshe ose tentativa per te ngritur tymnaje pa asnje lloj shkaku.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.