Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,883 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sa “paguan” fanella ne Itali. Milan me i pasur, Interi i dyti, Roma zero euro…

Sa “paguan” fanella ne Itali. Milan me i pasur, Interi i dyti, Roma zero euro…
Xhorxh Gellci

159 milione te veshur. Keto jane te ardhurat qe sponsorat e fanelles dhe ata teknike u japin 20 shoqerive te Serise A ne Itali, e analizuar sot nga Sportweek. Sponsorat e fanelles te ketij sezoni kane nje total lehtesisht inferior ne krahasim me ate te vitit te shkuar: 80 milion kundrejt 83 milion te 2012-13. Kryeson klasifikimin Milani (20 milion nga Adidas, 13,8 nga Fly Emirates), Inter eshte i dyti me 18,2 milion nga Nike dhe 13,2 nga Pirelli. Juventus renditet e itreti me 16,5 milion nga Nike dhe 11,5 nga Jeep). Pas tij Napoli me 7,5 milion nga Macron dhe 9,7 nga Lete dhe Msc, si dhe Sassuolo me 0,4 milion nga Sportika dhe 11 nga Mapei). Me pas distanca behet shume e madhe, sepse te ardhurat e marra nga cdo skuader kane nje mesatare rreth 3 milion per sezon ne total per secilen skuader.

Rast i vecante eshte Roma qe nuk ka nje sponsor fanelle dhe as sponsor teknik, prandaj merr 0 euro. Nga viti i ardhshem do te kete nje partneritet me Nike.

Gjithsesi, eshte e mjaftueshme te dalim nga territori italian per te kuptuar se si rriten shifrat dukshem. Manchester United merr 53 milion ne vit nga Chevrolet, Barcelona dhe Bayern marrin 30 milion respektivisht nga Qatar Airways dhe Deutsche Telekom, ndersa Reali merr 25 milion nga Fly Emirates.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.