Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 17, 2018

Scroll to top

Top

955 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sa shume elozhe per Vanheusden. Te gjitha mediat habiten: “Cfare eshte ky? Duket si…”

Sa shume elozhe per Vanheusden. Te gjitha mediat habiten: “Cfare eshte ky? Duket si…”
Inter Club Staff

Akademia e Interit eshte nje miniere e vertete futbollistesh te talentuar. 

Trofete e fituara nga sektori i te rinjve te Interit ne vitet e fundit e tregojne plotesisht kete gje.

Problemi i vetem eshte se Interi nuk ka ditur asnjehere qe ti integroje talentet e saj te vegjel ne skuadren e pare dhe ka deshtuar qe ti afirmoje ata si futbolliste, me disa perjashtime te vogla, por ne kete aspekt, zikalterit duhet te kishin bere me shume.

Njeri prej djemve te vegjel qe beri hapin e madh ne fillim te sezonit, ishte Zinho Vanheusden, i cili pak prej talentit te padiskutueshem, por pak edhe prej mungeses se alternativave te Spallettit ne qender te mbrojtjes, u integrua plotesisht ne skuadren e pare te Interit ne vere.

Fati i tij i keq beri qe te pesonte nje demtim te rende qe e la jashte fushave per 6 muaj.

Keshtu, ne dimer ai u transferua ne huazim ne Belgjike tek skuadra e Standart Liege.

Ne kete skuader, Zinho i vogel, po fiton duartrokitje ndeshje pas ndeshje me fanellen e skuadres se re per shkak te paraqitjeve teper te mira te djaloshit, pavarsisht demtimit te rende te pesuar me Interin ne fillimin e sezonit.

Sipas nje raporti te bere nga televizioni frankofon RTBF, djaloshi duket se ka habitur te gjithe vezhguesit ne Belgjike ne ndeshjen ndaj Gent.

Ja cfare shkruajne per te ata:

Related image

“Zinho Vanheusden i ka habitur te gjithe per personalitetin e treguar ne fushe, per karizmen por edhe per zotesine taktike si dhe per pozicionimin perfekt.”

“E per tu mos harruar as prezenca fizike: i tremb kundersharet vetem duke ju afruar.”

“Dukej sikur ne fushe po shikonim Vincent Kompany-ne e pare ne fushe, ate qe debutonte 17 vjec me Anderlecht” – tregon RTFB.

Por media lokale RTFB nuk eshte e vetmja qe kane shkruar per performancen e Zinhos, por te gjitha gazetat vendase i kane kushtuar atij shkrime te ndryshme dhe nje note shume te larte per paraqitjen e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.