Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

676 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sa (shume) futbolliste Shqiptare ka Interi ne skuadrat e moshave?

Sa (shume) futbolliste Shqiptare ka Interi ne skuadrat e moshave?
Inter Club Staff

Shqiptare tek Interi, per hir te vertetes, vitet e fundit kemi pasur disa. Nese vite me pare kjo dukej nje tabu, kjo tabu eshte thyer tashme. 

Ai qe i ‘hapi’ rruge shqiptareve ne skuadren zikalter ne vitet e fundit, ishte Xherdan Shaqiri, futbollisti zvicerian me origjine shqiptare.

Te shumte ishin Interistat nga Shqiperia te gezuar per kete transferim te nje futbollisti te kalibrit te Xherdanit nga Bayern, i cili u largua vetem pas 6 muajsh me bluzen zikalter pasi deshtoi te integrohej ne skuader dhe te ishte ne planet e Mister Mancinit.

Per te pare nje futbollist te Kombetares Shqiptare ne skuadren e pare te Interit, nuk u desh te prisnim shume. Ishte vera e 2015, kur tek Interi erdhi nje futbollist teper i ri: emri i tij ishte Rei Manaj, nje djalosh nga Lushnja qe Interin e kishte pasur ne zemer si femije dhe qe erdhi tek klubi zikalter nga Cremonese ne huazim me te drejte blerje per 500.000 euro.

Manaj erdhi me idene per te luajtur tek Primavera, por potenciali i tij u vu re shume shpejt nga Mancini, aq sa e grumbulloi ne kampin veror te skuadres dhe e integroi ne skuadren e pare gjate gjithe sezonit 2015-2016. Rei aktualisht ndodhet ne huazim ne Spanje tek Granada dhe kartoni i tij zoterohet ende nga Interi.

Por, a ka futbolliste shqiptare Interi ne kete moment? Pergjigja e pare qe na vjen ndermend eshte nje ‘jo’ e prere, por realisht nuk eshte keshtu, sepse skuadrat e moshave jane plot me futbolliste shqiptare.

Ne kemi bere nje hulumtim, dhe kemi arritur te gjejme shume Interista te vegjel shqiptar ne skuadrat e moshave te Interit, qe me ane te ketij artikulli, do i prezantojme tek ju. Do e fillojme qe tek Inter Primavera (U19) e deri tek U11.

Kjo eshte lista, dhe te informacionet perkatese per secilin:

INTER PRIMAVERA –  INTER U19

Armand Rada, datelindja e 1999. Titullar i Inter Primavera. Mesfushor.

INTER U 17 – SERIE A dhe B

Elia Pojani, datelindja e 2001. Titullar i kategorise se moshes se tij. Mbrojtes.

INTER U14 – GIOVANISSIMI REGIONALI

Shanjder Ndoci. Mesfushor. Ditelindja e 2004.

INTER U13 – GIOVANISSIMI REGIONALI B

Antonio Vishaj. Sulmues. Ditelindja e 2005.

INTER U12 –  ESORDIENTI

Frederik Tosku. Mesfushor. Ditelindja e 2006.

U11 – PULCINI

David Hoxha. Mesfushor. Datelindja e 2007.

U10 – PULCINI B

Alen Vukaj. Mesfushor. Ditelindja e 2008.

Florian Zeneli. Sulmues. Ditelindja e 2008.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.