Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 5, 2020

Scroll to top

Top

1,171 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sabatini, ja kerkesa qe i ka bere Zhang perpara doreheqjes. Rikthehet Marco Branca?

Sabatini, ja kerkesa qe i ka bere Zhang perpara doreheqjes. Rikthehet Marco Branca?
Inter Club Staff

Vetem pak minuta me pare eshte perfolur per nje doreheqje te mundshme te Walter Sabatinit si koordinator teknik i Suning Sports.

Pas Gazzetta dello Sport, per kete gje ka folur pak me pare edhe Corriere della Sera.

Ja cfare shkruan ne edicionin e saj online CdS:

“Duket se po vijne detaje te tjera per sa i perket doreheqjes se Sabatinit.”

“Keto detaje kane te bejne me motivet pas kesaj zgjedhje te tij. Me sa duket, Walter i ka derguar nje leter Suning ku i ka kerkuar disa gjera te ndryshme qe mund te permiresojne pozicionin e tij.”

“Ne kete moment, Suning eshte teper e dyzuar per sa i perket vendimit.”

“Zhang ose duhet te pranoje doreheqjen, ose ti japi Walter Sabatinit fuqi te plote ne vendimet e tij (sidomos ne merkato), pa kaluar me pare cdo gje ne lupen e Suning.”

“Ne kete kerkese te Walter Sabatinit nuk ka te beje aspak largimi i teknikut Fabio Capello nga Jiangsu.”

“Gjithesesi, qe raportet ndermjet Sabatinit dhe Suning nuk ishin me aq te mira sa ne fillim, dihej prej kohesh tashme sepse kete gje ai e kishte deklaruar edhe ne konference per shtyp: “Kinezet nderrojne shpesh idete e tyre” – kishte deklaruar ai.”

“Tani pritet te shikohet cfare do te beje Suning.”

“Ne ditet e kaluara kane qarkulluar zera per nje rikthim tek Interi te Marco Branca.”

“Kjo piste mbetet e hapur, por siguri Suning shume shpejt do te qartesoje gjerat se cfare do te beje me Sabatinin dhe per te ardhmen e Interit.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj Corriere della Sera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.