Sabatini nuk eshte dakord: “E vertete, Inter ka ndertuar nje sulm prej Scudetto, por favoritet per mua jane…”
Ne nje interviste te gjate per La Gazzetta dello Sport, Walter Sabatini ka folur edhe per Interin dhe merkaton e saj si dhe per prespektiven Scudetto ne kete sezon.
Fjalet e ish-drejtuesit te Interit nuk jane asnjehere banale:
Roma a mund te luftoje per Scudetto?
“Nese do te isha Roma, do te futesha ne kepucet e Tiago Pinto dhe do te thoja se skuadra eshte gati per te luftuar per nje nga kater vendet e para”.
“Por kush lufton per kater vendet e para mund ta gjeje fare mire veten ne lufte edhe per titull sepse diferenca nuk eshte e madhe”.
Cila ka qene deri me tani goditja me e madhe e merkatos per ty?
“Pogba, por eshte demtuar dhe projekti i Juventusit eshte prekur shume. Pogba te Manchester United eshte formuar, eshte bere i rritur. Do te beje mire te kjo here e dyte ne Torino”.
Pogba dhe pastaj?
“Dybala ka qene nje operacion magjistaresh te Roma. Inter me rikthimin e Lukaku ka ndertuar sulmin Scudetto dhe eshte ne rregull”.
Ne pole position ke vendos per titullin?
“Vendos Milanin, sepse ka te gjitha mundesite per te fituar prape. Maldini dhe Massara jane shume te zotet ne ate qe bejne”.