Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

422 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sabatini nuk gjen paqe: “Inter, jam penduar ne menyre te hidhur. Ja pse u largova: qeveria kineze vendosi…”

Sabatini nuk gjen paqe: “Inter, jam penduar ne menyre te hidhur. Ja pse u largova: qeveria kineze vendosi…”
Inter Club Staff

Ish-koordinatori i anes teknike te Suning, Walter Sabatini, ka folur perseri per largimin e tij nga Interi te cilin kesaj radhe e ka quajtur si “pendimin me te madh ne karriere.”

Keto kane qene fjalet e tij per La Repubblica, ku ai edhe njehere tregon se sa i hidheruar ndihet qe nuk beri dot dicka te madhe si zikalter.

Cfare sensi ka te luash pa publik?

“Zero. Eshte dicka e shemtuar. Eshte futboll koti. Nje trishtim i pafundem. Kam punuar gjithmone per kenaqesine e njerezve, kur u mbyllen stadiumet jam mbytur ne hidherim.”

“Pa publikun prezent, duket nje loje koti. Por natyrisht te gjithe e dime se duhet te vazhdojme keshtu, nuk mund te ndalemi.”

Po pa para, cfare merkato eshte?

“Depresive. Behen shkembime vetem per plusvalenca. Ndonje operacion i madh do te behet. Milik, Dzelo apo Suarez. Por dicka e mesme nuk ekziston.”

“Une dy goditje shume te mira ne kete momenti i kam pare: jane McKennie te Juventus dhe Miranchuk te Atalanta.”

Po mos te kishit limit buxheti, per ke do te benit nje cmenduri?

“Aguero. Nese eshte mire, ben diferencen kudo.”

Ju jeni shprehur shume i penduar se jeni larguar nga Interi…

“I hidheruar. Jo sepse nuk jam mire te Bologna, qe kam nje obsesion timin per ta rikthyer ne nje klub te madh, por sepse tek Interi nuk shpreha dot asgje.”

“Duhet te prisja dhe une kisha nxitim. Kisha menduar ne nje network nderkombetar, per te ndihmuar merkaton e Interit. Por me pas presidenti i Kines vuri futbollin ne fund te prioriteteve dhe une humba pushtet.”

“Une sakrifikova nga shendeti im per te udhetuar nje jave ne muaj ne Kine, me gjashte apo shtate ore pritje ne aeroportin e Hong Kong ku per te pire nje cigare duhet te dilja ne nje hapsire me temperature -10 grade.”

Kane shume pushtet sot tranjeret?

“Jo, ata kane nevoje per pushtet. Jane te vetem kunderr te gjitheve, eshte detyra me e veshtire ne bote.”

“Ata qe kane me shume pushtet nga sa duhet jane ata te gabuarit. Ata te miret nuk e sulmojne kurre klubin e tyre.”

“Mihajlovic me duket nje nga ata, mjafton ta degjosh per te dale ne nje perfundim te tille. Tranjeret jane te paparashikueshem dhe secili shkakton probleme. Merrni si shembull cmendurine e Spallettit.”

“Por ai eshte nje gjeni, nuk harroj qe ka derguar Interin ne Champions pas dhjete vitesh dhe tani po rri pa pune.”

“Merrni shembull Gasperinin: nje fenomen, por i eshte dashur te sakrifikoje lojtare te rendesishem per klubin e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.