Sabatino Durante: “Rafael portier i mire. Ja sa kushton por Interi…”
Prej disa ditesh, ne Brazil, insistojne: Inter kerkon Rafael, portierin e Santos dhe ka derguar nje emisar ne Brazil per te folur me klubin e Santos. Aktualisht po flitet me shifra ku ZiKaltrit mund te ofrojne 4,5 ose 5 milione euro.
Per te ditur me shume, FcInter1908.it ka kontaktuar Sabatino Durante, agjentin e FIFA, i aktivizuar ne Brazil.
Si e gjykoni ju Rafael-in? Do te ishte nje portier per Interin?
“Rafael eshte nje portier i mire, eshte e ri por ka eksperience dhe kete e ka fituar duke punuar shume. Eshte nje element i mire.“
Ne Brazil thuhet se ka dhe nje oferte. Eshte e vertete?
“Nuk them se ZiKaltrit kane bere oferte por eshte e vertete qe merkatoja sapo ka nisur.“
Interesimi i Inter per Rafael mund te jete nje paralajmerim per largimin e Handanovic?
“Gjithçka eshte e mundur, e perseris: merkatoja sapo ka nisur dhe nuk mund te perjashtoj asgje.“
Sa kushton Rafael?
“Vlera e tij ne merkato eshte rreth 7 ose 8 milione euro, por eshte ende shpejt per te folur me çmimin.“