Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sacchi: “Po beni nje gabim shume te madh me keto qe po thoni per Interin: a e keni pare…”

Sacchi: “Po beni nje gabim shume te madh me keto qe po thoni per Interin: a e keni pare…”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste jo shume te gjate per La Gazzetta dello Sport, Arrigo Sacchi ka folur per rifillimin e Serie A por eshte ndalur edhe tek Interi.

“Ne do te shohim me mire ne fushen e lojes skuadrat qe kane nje strategji dhe jo vetem nje taktike.”

“Po shpjegohem: taktika te ben te jetosh nje dite, por strategjia te ben te jetosh nje sezon te tere.”

“Ajo te ndihmon ne cdo moment veshtiresie sepse ti e di se si duhet te levizesh ne cdo situate. Por per fatin e keq Italia eshte plot me takticien te medhenj dhe strateg te keqinj.”

“Nuk ndalem vetem tek futbolli, por edhe tek politika dhe ekonomia. Por me mire te rikthehemi tek futbolli.”

Cfare mendimi keni per risine e 5 zevendesimeve?

“Kjo eshte e bukur. Nese donin ndeshje me te ekuilibruara kane gabuar rruge. Keshtu favorizohen me te fortat e kampionatit.”

“A e kuptoni se cfare do te thote te nderrosh 5 lojtare nga 11? Eshte gjysma e skuadres.”

“Kush mund te fuse kampione, madje duke i mbajtur te fresket edhe ne pankine. Nderkohe te tjeret duhet te shpikin dicka.”

“Nuk me duket ndonje ide e madhe. Ne kete menyre evidentohet me shume diferenca e skuadrave te medha me te voglat.”

Duel Juventus-Lazio per kampionatin?

“I kam hedhur nje sy kalendarit dhe kam pare se ai i Interit eshte shume i thjeshte. Po beni nje gabim shume te madh me keto qe po thonin per Interin: a e keni pare kalendarin e tyre?”

“Conte mendoj se mund te rikthehet ne garen per kampionat edhe pse Juventusi per organik ne dispozicion dhe Lazio per motivacion te larte kane avantazh.”

“Por e perseris, une do te prisja surpriza edhe nga Interi.”

Cilet faktore do te vendosin me shume ne kete kampionat?

“Dy. Pergatitja dhe frika.”

Shpjegohu me mire.

“Pergatitja atletike, kur luhet ne disa temperatura te larta dhe sidomos pas tre muajsh ndalese, eshte thelbesore.”

“Po ju marr nje shembull konkret: pres qe Sensi i Interit te rikthehet ne forme shpejt me shpejt se Lukaku qe ka muskuj prej gjigandi.”

“Por edhe ky eshte nje detaj per tu pare, sepse provat ne fillim do te behen neper miqesore. Nderkohe pastaj per friken do ju them dicka.”

“A jeni te sigurt qe te gjithe do te japin ne fushe impenjimin qe kishin perpara pandemise?”

“Ky virus, pervec mushkerive, ka hyre ne mendjet e njerezve dhe keshtu edhe ne mendjet e lojtareve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.