Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

901 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sakrifikohet Duncan per te arritur tek Nainggolan?

Sakrifikohet Duncan per te arritur tek Nainggolan?
Xhorxh Gellci

Duket se mesfusha eshte reparti ku njerezit e merkatos zikalter po mendojne te nderhyjne me shume, te pakten ashtu duket ne keto dite te para te merkatos. Zerat mbi Paulinhon vazhdojne gjithmone, nga Behrami ka sinjale, Fernando ka prishur marredheniet me Porton dhe mbi te gjitha eshte pista qe te con tek Radja Nainggolan. Belgu me origjine indoneziane per momentin rezulton zgjidhja e pare e Walter Mazzarrit, qe shikn tek ai lojtarin ideal per ta vendosur perpara mbrojtjes ne nje mesfushe me pese lojtare te Interit 2013-2014.

Kerkesat e Cellinos ngelen te larta (minimumi 15 milion), dhe si shume here te tjera, ne ndihme te Branca dhe Ausilio vijne te rinjte e Interit. Skenar qe e kemi pare shume here dhe gjithashtu ekipet e moshave te Interit kane prodhuar dhe po prodhojne talente shume te mire. Edhe per kete fakt del ne drite nje ide merkatoje qe mund te lehtesoje ardhjen e Nainggolan ne Milano: “Po ne qofte se arma per te arritur tek Nainggolan te ishte Alfred Duncan?” Keshtu pyet Gazzetta dello Sport. “Nje oferte prej 8 milionesh per ganezin nga ana e Sunderland po i ben zikalterit te mendohen. Interi beson shume tek 20 vjecari qe ka bere shume mire tek Livorno, por ajo shifer mund te investohet per 25 vjecarin belg, mbi te cilin eshte prej kohesh Roma.” Pra, sipas gazetes, Interi po mendon te shese mesfushorin e krijuar ne shpi dhe qe duket te jete nje garanci per te ardhmen. “Per momentin, nuk eshte formuluar asnje oferte per Cagliarin, por thjesht eshte folur per lojtare ne shkembim qe do te ulnin shumen e parava. Pervec portierit Bardi, zikalterit mund te vendosin pjesen tjeter te mbrojtjes Under-21: Donati, Biraghi, dhe mbi te gjitha qendroret Bianchetti dhe Caldirola. Shume te vlefshem per Cagliarin nese Astori do te largohej.” – shpjegon Gazzetta.

Nje dileme e madhe, sepse nga nje ane ardhja e Nainggolan do ishte perfekte per mesfushen, nga ana tjeter duhet te “durohet” sakrifica e Duncan, me friken e madhe qe te shikohet te shpertheje ne nje klub tjeter.

Edhe per kete motiv, nuk perjashtohet shitja e Fredy Guarin, duke pare interesimin shume te forte per te ne merkato. Me lamtumiren e ish Portos, pervec Nainggolan dhe qendrimit te Duncan (qe mund te largohet vetem i dhene hua), do te mendohej shume edhe per ardhjen e Paulinhos nga Corinthians. Ne vecanti, Tottenham i ish-trainerit te tij Villas Boas, e kerkon me vendosmeri Guarin, ashtu sic e ka pranuar presidenti Moratti dje gjate festimeve te Curva Nord. Numri nje i klubit zikalter eshte shprehur i vendosur, duke perdorur fjalen “Scudetto”, qe prej kohesh nuk lidhej me Interin. Dhe per te arritur kete objektiv, do te kete nevoje te pakten per nje sakrifice te dhimbshme…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.