Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

684 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sampaoli: “Icardi dhe Dybala? Une kisha nje projekt per ta, por me pushuan nga puna. Parashikoja qe…”

Sampaoli: “Icardi dhe Dybala? Une kisha nje projekt per ta, por me pushuan nga puna. Parashikoja qe…”
Inter Club Staff

Ai ka qene njeriu qe eshte pare nga e gjithe Argjentina si fajtori kryesor per deshtimin e Kombetares se tyre ne Boterorin e Rusise. 

Zgjedhje gjithmone te dyshimta, lojtare jashte forme, lojtare jashte pozicioni, lojtare te lene ne shtepi pa asnje lloj shkaku.

Nese do te flisnim per eksperiencen e Sampaolit ne krye te Kombetares se Argjentines, fjalia me lart e tregon me se miri.

Por nje nga gjerat qe ai eshte kritikuar me shume ka qene mos-grumbullimi i Mauro Icardit ne Boteror edhe pse ai u shpall shenuesi me i mire i Serie A.

Pikerisht per kete, sot ka folur Jorge Sampaoli i cili ka shpjeguar se nuk duhet ta shkarkonin duke qene se ka pasur nje projekt per Icardin dhe per Dybala.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Une nuk kam pasur shume kohe. As un e as stafi im. Menjehere pas kualifikimit e kemi pare veten ne Rusi.”

“Kishim nje nevoje te menjehershme per te fituar dhe kishte lojtare te tjere.”

“Une hoqa dore tek Icardi ne ate moment, sepse ne kishim nje liste me 100 lojtar te ndare ne tre kohe: te tashmen, te mesmen dhe te ardhmen.”

“Por nuk me lane qe ti jepja nje shans Icardit apo edhe Dybala, sepse une parashikoja qe ti perfshija ata ne te ardhmen ne kombetare.”

Keshtu ka folur Jorge Sampaoli nga rreshtat e gazetes spanjolle Marca per eksperiencen e tij ne krye te Seleccion.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.