Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

693 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sampdoria-Inter, Conte tashme ka zgjedhur: ja formacioni titullar i Interit! Candreva, Sensi dhe Lautaro nga minuta e pare!

Sampdoria-Inter, Conte tashme ka zgjedhur: ja formacioni titullar i Interit! Candreva, Sensi dhe Lautaro nga minuta e pare!
Inter Club Staff

Vazhdon pa asnje pushim sezoni i Interit qe sot do te jete ne fushe ne Genova kunder Sampdorias. 

Nje ndeshje qe vjen pas derbit ndaj Lazios dhe perpara Barcelones dhe Juventusit.

Por eshte nje ndeshje kjo me ‘N’ e madhe, ashtu si ka thene edhe Antonio Conte diten e djeshme ne konference per ndeshjen ndaj Sampit.

E keshtu, zikalterit do e kene mendjen vetem tek nedshja e radhes me objektivin qe te merret nje tjeter sukses dhe te mbahet vendi i pare ne klasifikim perpara Derbit te Italise ne Serie A qe eshte vetem pas nej jave.

LAJMET E FUNDIT NGA SAMPDORIA – Ka probleme per Di Francescon, sepse skuadra e tij eshte ne vendin e fundit ne klasifikim me vetem tre pike.

Ish-tekniku i Romes ka ndryshuar gjate rruges edhe modulin taktik duke kaluar tek mbrojtja me tre e duke hequr keshtu dore nga 4-3-3 tradicional qe perdor.

Pikerisht ne mbrojtje duhet bere balle me mungesen e Murillos qe javen qe kaloi mori karton te kuq dhe eshte i skualifikuar.

Me Ferrarin qe nuk eshte ne gjendjen e tij me te mire, pritet qe nga minuta e pare te luaje Chabot.

Ne mesfushe, i vetmi i sigurt duket se eshte Ekdal. Perpara ne krahasim me humbjen ne Firenze, mund te shihet Quagliarella perkrah njerit ndermjet Caprarit ose Bonazzolit.

Ramirez ose Rigoni do te jete trekuartist diten e sotme ndersa Gabbiadini eshte jashte per probleme fizike.

LAJMET E FUNDIT NGA INTERI – Barcelona dhe Juventusi mund te presin. Conte nuk deshiron te eksperimentoje sot dhe perkundrazi, ne krahasim me 1-0 ndaj Lazios sot deshiron ti riktheje vendin e titullarit Candreves dhe Asamoah ne krah me D’Ambrosio ose Bastoni ne qender te mbrojtjes duke lene pushim nje ndeshje Godin.

E veshtire qe tekniku te heqe dore nga Brozovic ne kabinen e regjise (Borja Valero eshte alternativa).

Perkrah kroatit do te rikthehet Stefano Sensi qe te merkuren e nisi nga pankina. Nderkohe, mesfushen do e kompletoje njeri ndermjet Barella (favorit), Gagliardini ose Vecino.

Ne sulm, ne fund, po ben nxemjen Sanchez por me Lukaku pritet te luaje Lautaro por nuk eshte edhe aq e sigurt prezenca e Lukaku sot.

FORMACIONET E MUNDSHME:

SAMPDORIA (3-4-1-2): Audero; Bereszynski, Chabot, Colley; Depaoli, Ekdal, Vieira, Murru; Ramirez; Quagliarella, Caprari.

Ne pankine: Avogadri, Falcone, Ferrari, Regini, Augello, Barreto, Linetty, Thorsby, Leris, Jankto, Rigoni, Bonazzoli.

Tranjer: Di Francesco.

Te skualifikuar: Murillo (1).

Te padisponueshem: Seculin, Maroni, Gabbiadini.

INTER (3-5-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar; Candreva, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lukaku, Lautaro.

Preview Samp-Inter - Candreva, Sensi e Lautaro dal 1'. Godin rifiata, Brozo no

Ne pankine: Padelli, Ranocchia, Godin, Bastoni, Lazaro, Biraghi, Dimarco, Borja Valero, Gagliardini, Vecino, Politano, Sanchez.

Tranjer: Conte.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: nessuno.

ARBITER: Calvarese. Asistente: Bindoni e Galetto. Arbiter i katert: Irrati.Var: Pasqua (Mondin).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.