Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sampdoria-Inter, del ne pah gabim i pabesueshem i Interit me Sanchez: “Ne karrieren e tij ai ka…”

Sampdoria-Inter, del ne pah gabim i pabesueshem i Interit me Sanchez: “Ne karrieren e tij ai ka…”
Inter Club Staff

Alexis Sanchez mund ta kishte derguar Interin ne avantazh diten e sotme ne Marassi, por ka gabuar rende.

Ai ka humbur penalltine, duke e gjuajtur shume keq e duke e lene portierin kundershtar te kuptoje thjeshtesisht edhe anen e gjuajtjes.

Por nuk eshte hera e pare qe kjo ndodh: nese shikohen numrat ne karrieren e kilianit, humbja e penalltise eshte dicka e… zakonshme.

Mjafton te hapen statistikat per te kuptuar se penalltite nuk jane nje specialitet i tij, por perkundrazi, nje pike e e dobet.

Perpara penalltise se humbur sot ndaj Sampdorias, Alexis ka gjuajtur njembedhjete here penalltite dhe vetem kater here ka arritur te shenoje.

Nderkohe, plot shtate here ai ka gabuar nga pika e njembedhjete metershit. Tre here e ka bere kete me Kombetaren e Kilit, tre here ne Premier League dhe nje here ne Champions League.

Nderkohe, ai e ka shenuar penalltine e meparshme te gjuajtur me bluzen e Interit ndaj Brescias ne korrik.

Sot nej gabim tjeter per te keshtu dhe ka shkuar te tete numri i gabimeve. Pra tete gabime ne dymbedhjete gjuajtje penalltie.

Mbase nuk eshte faji i Sanchez, por i personave pergjeges per perpilimin e gjuajtesve te penalltive. Interi duhet ti kete te percaktuar me pare lojtaret gjuajtes, duke mos i lene lojtaret te zgjedhin vete.

Te njejtin problem zikalterit kane pasur edhe vjet, kur Lukaku i linte shokeve penalltite, dhe ka pasur raste kur ata i kane humbur ato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.