Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

248 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk ka asnje dyshim: “Ja kush ishte lojtari me i mire ne fushe per Interin dje: nje katastrofe nderkohe…”

Gazzetta nuk ka asnje dyshim: “Ja kush ishte lojtari me i mire ne fushe per Interin dje: nje katastrofe nderkohe…”
Inter Club Staff

Interi humbet ne menyre te pabesueshme ne Marassi ndaj Sampdorias dhe La Gazzetta dello Sport nuk tregohet shume miqesore me notat e saj.

Sipas tyre, skuadra zikalter ka humbur busullen ne fushen e lojes ne nje ndeshje kur duhet te kishin fituar me force.

Por le te kalojme menjehere te notat e tyre: me i miri per ta ka qene mbrojtesi i krahut te djathte, Achraf Hakimi.

Ai eshte vleresuar nga La Gazzetta dello Sport me noten 6,5, dhe sipas tyre, ka qene autor i nje paraqitje teper pozitive dhe ka qene ne rritje te vazhdueshme me kalimin e minutave.

Shume mire edhe De Vrij, me noten 6,5, qe ka qene edhe autor i golit te shpresave per Interin, por qe nuk i sherbeu per asgje zikalterve por vetem per statistike.

Nderkohe, me i ‘tmerrshmi’ ne fushen e lojes ka qene Sanchez, qe ka gabuar penalltine dhe qe pas saj ka humbur totalisht ne fushe: 4,5 per te.

Per sa i perket te tjereve, shpeton vetem Lukaku dhe Lautaro, te cilet kane marre bashke nje note kaluese 6.

Nderkohe, te nota 5,5 ndalet Handanovic, Skriniar, Barella, Brozovic, Young, Perisic dhe Eriksen. Jo me shume se 5 per Bastonin dhe Gagliardinin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.