Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

239 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Samuel njeriu-derby: statistikat promovojne argjentinasin titullar

Samuel njeriu-derby: statistikat promovojne argjentinasin titullar
Ardi Deda

Derby po afron dhe ka akoma dyshime per formacionin zikalter, sidomos ne mbrojtje ku ne dallim nga ndeshjet e fundit, Mazzarri mund te zgjedhe midis te gjithe mbrojtesve te organikes, duke perjashtuar Juan Jesus. Asnjeri nuk eshte i sigurte nese do te jete titullar, as Walter Samuel. Mbrojtesi argjentinas, gjate sezonit, ka treguar vlerat e tij dhe aftesine per te mbuluar rolin qendror ne mbrojtjen me tre mbrojtesa, por sonte njeri midis tij, Ranocchia dhe Campagnaro do te qendroje ne stol.

Nese shohim numrat dhe i interpretojme ato, nje gje e rendesishme kjo ne nje ndeshje si derby, sheh qe mbrojtesi argjentinas nuk mund te lihet jashte lehte: 10 derby te luajtura si titullar, 10 fitore per Interin, njera prej te cilave u firmos pikerisht nga nje gol i tiji ne tetor te vitit 2012. Nese kjo nuk mjafton, ketyre te dhenave mund ti shtojme qe Muri argjentinas, kur ka luajtur si titullar, nuk ka humbur kurre asnje derby me cfaredo skuader qe ka luajtur ne Europe (Roma dhe Real Madrid).

Ne cdo rast, megjithate, formacioni behet duke pare edhe anen taktike te ndeshjes dhe, ne rast se Milan do te konfirmonte modulin 4-2-3-1 te ndeshjeve te fundit, Samuel me eksperiencen e tij dhe me forcen e tij fizike mund te jete shume i dobishem ne markimin e Mario Balotelli.

Nuk duhet harruar gjithashtu, se ashtu si per Zanetti dhe Milito, ky mund te jete derby i fundit i Samuel, duke pare dhe zerat e merkatos gjate javes qe e shohin shume afer Fiorentines (pavaresisht se vazhdon te mbetet e gjalle hipoteza e rinovimit, sidomos ne rast lamtumire te Ranocchias). Cila eshte menyra me e mire per te perballuar kete derby? Vendimi i perket Mazzarrit, qe duhet ti kete analizuar mire te gjithe faktoret. Edhe ato qe lidhen me statistikat…

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.