Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

255 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

San Siro, del ne pah projekti me i fundit per rinovim? “Zbulohen pamjet e para. Unaza e trete mund te mbulohet e gjitha me…”

San Siro, del ne pah projekti me i fundit per rinovim? “Zbulohen pamjet e para. Unaza e trete mund te mbulohet e gjitha me…”
Inter Club Staff

Me sa duket nje ide komplet e re ka dale ne pah nga inxhinieret e njohur italian Nicola Magistretti dhe Riccardo Aceti per San Siron.

Ata nuk jane aspak dakord me nje stadium te ri dhe shembjen e San Siros por kane propozuar rikonstruktimin e legjendarit Meazza.

Diten e sotme ne faqet e Corriere della Sera jane publikuar edhe disa pamje se si do te ngjante San Siro pas rikonstruktimit,

“Ky eshte nje shembull i gjenialitetit te inxhinierave italiane, qe tregon me se miri se kreativiteti mund te nderthuret me te vjetren.”

“Milano nuk do te humbte keshtu nje nga simbolet e saj, San Siron legjendar qe njihet ne te gjithe boten per madheshtine e tij.”

“Ky operacion eshte nje levizje rikualifikuese qe do te prekte me shume zonat e unazes se pare dhe te dyte, qe do te mordenizoheshin ne maksimum.”

“Nderkohe, ne unazen e trete do te kishte modifikime spektakolare duke ndertuar restorante, bare por edhe ambiente te bukura per te rinjte.”

“Kostot e propozuara shkojne diku tek 300 milione euro dhe normalisht jane shume me pak ne krahasim me parate e parashikuara per tu shpenzuar me ndertimin e nje stadiumi te ri.”

“Sipas dy inxhinierave, ky stadium i ri Meazza i prekur dhe i rikontruktuar do te ishte gati ne kohe edhe per Milano-Cortina te vitit 2026.”

“Gjithmone sipas tyre, ky rikonstruksion do te bente qe Meazza te ishte nje zone e hapur shtate dite ne shtate.”

“Do te kishte zona komerciale, hapsira multimediale, vende per te drekuar e darkuar, muze, por edhe prespektiva te reja.”

“Do te kete nje galeri paronamike te Milanos, por mbi te gjitha, legjendari San Siro do te mbetej ne kembe per nje Milano qe kapet fort pas historise.”

“Ne cdo rast, do te respektohej shume edhe ligji italian per volumetrine, ku prekjet jashte stadiumit do te ishin ne respekt te rregullave.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.