Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

129 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

San Siro e pret nje nate magjike per derbyn e Madonnina-s

San Siro e pret nje nate magjike per derbyn e Madonnina-s
Ardis
  • On 19/10/2018, 16:03

Do te jete nje nate magjike ne Meazza per derby-n, priten te jene 78.000 te pranishem ne stadium.

Nje San Siro magjike per nje nate magjike. InterMilan eshte nje ndeshje unike, qe kerkon “kornizen” e duhur dhe nje “kontur” te denje per raste madheshtore.

Sic raportohet nga Gazzetta dello Sport, San Siro eshte e gatshme te pergjigjet sa me mire per derby-n ne mbremjen e se dieles: do te jene 78.000 te pranishem ne Meazza, me koreografi speciale dhe tifoze te shfrenuar.

Me pak fjale, gjithcka qe duhet per te perjetuar nje mbremje qe te kujtohet. Per Inter-in, te ardhurat nga kjo ndeshje shkojne ne shifrat e 5 milione €. Ja se cfare shkruan Gazzetta dello Sport:

“Dy dite deri tek ora X dhe San Siro e sigurte qe ka fituar. Derby milanez numer 169 ne Serie A, eshte gati te behet ndeshja me e ndjekur e ketij fillim sezoni: ne tribunat e Meazza-s, te dielen do te jene 78.000 persona, qe ne gjuhen e te ardhurave perkthehen ne shifren e 5 milione €. nuk do te jete nje rekord per futbollin italian, por jemi shume afer”. 

“Duke filluar qe nga muaji gusht i ketij viti, stadiumi milanez ka pasur kuoten me te larte te tifozeve ne Itali. Inter-i ka luajtur ne shtepi 4 ndeshje te Serie A dhe kunder Tottenham-it ne Champions League, duke prekur kuoten e 294.233 spektatore ne total, me nje mesatare prej 58.846 te pranishem ne nje ndeshje”.

“Ne 9 ndeshje, Meazza ka mikpritur diku tek 474 mije persona dhe ne mbremjen e se dieles fale derby-t qe do te sjelle 78.000 tifoze, do te kape objektivin e 550 mije biletave te shitura. Nje fillim i fuqishem, e shtyre edhe nga suksesi i fushatave te anetaresimit: Inter-i ka arritur te perfitoje nga anetaresimet, 37 mije tesera sezonale, dhe ne ditet e sotshme gjysma e stadiumit eshte e ‘rezervuar’ perpara cdo ndeshjeje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.