Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,168 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – San Siro, eshte gati plani ‘shekullor’ nga Interi dhe Milani: ja detajet

Gazzetta – San Siro, eshte gati plani ‘shekullor’ nga Interi dhe Milani: ja detajet
Inter Club Staff

‘Luci a San Siro’ (drita ne San Siro) titullohet nje kenge shume e njohur. E keshtu duket se ka me te vertete drita mbi San Siron, duke qene se shume shpejt do te rikthehen netet e Champions dhe reflektoret do te kthehen jo vetem tek Interi, por edhe tek stadiumi i saj. 

Prej kohesh flitet shume per te ardhmen e stadiumit te Milanos qe nga njera ane ka pasur Interin te gatshme te investoje mbi te dhe nga ana tjeter drejtuesit (e vjeter) te Milanit qe nuk deshironin dicka te tille.

Por me sa duket, drejtuesit e rinj te Milanit kane nje mendim ndryshe nga paraardhesit plus edhe mardhenie shume te mira me drejtuesit e Interit.

Nese klubi zikalter me pare kishte bere nje plan per nje San Siro totalisht zikalter, sot ka filluar te mendoje per te diskutuar me Milanin nje bashkepunim per te ardhmen.

Sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, ne menyre te vecante do te negociohet me Komunen per nje koncension per 99 vjet: nuk mund te flitet teknikisht per nje stadium ne pronesi te klubeve (sepse pas nje shekulli do i rikthehet Komunes), por do te jete pothuajse i tille.

Sot Interi dhe Milani jane me qira aktualisht ne Meazza dhe ka pak kohe qe eshte aprovuar nga Komuna nje nderhyrje mirembajtje e jashtezakonshme ne stadium prej 15 milione eurosh.

Ne javet e ardhshme, drejtuesit e dy klubeve milaneze do te takohen per te caktuar pak a shume nje plan te perbashket e me pas ta prezantojne ne tavolinen e tratativave ne Palazzo Marino, Milano.

Duhet theksuar qe Komuna eshte dakort me nje zgjidhje te tille sepse tifozeve do i jepej mundesia te qendronin ne stadiumin e tyre legjendar dhe ne ate qe tashme shume prej tyre e quajne “shtepi”.

E nga ana tjeter, Komuna do te merte siguri se dy klubet do te investonin akoma me shume ne nje nga pikat me te vizituara ne Milano: stadiumin Meazza.

Objekti i diskutimit ne kete takim nuk eshte vullneti i paleve apo i Komunes, sepse ai ekziston por kosto ekonomike e ketij plani shekullor.

Interi dhe Milani nderkohe jane gati qe te bashkejetojne dhe te drejtojne bashke Meazzen, te zhvillojne pune rinovuese per ta bere kete impiant sa me shume modern por ne te njejten kohe, duke i ruajtur hijeshine historike qe ai ka.

Problemi paresor per klubet normalisht eshte kosto dhe duhet pare bilanci perpara cdo investimi. Por lajmi i mire eshte qe situata eshte zhbllokuar ne krahasim me te kaluaren: rruga eshte e hapur, por eshte dicka qe kerkon kohen e vet e gjitha kjo. Gjithesesi Interi dhe Milani jane gati: me Leonardon nga ana tjeter, cdo gje behet me e thjeshte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.