Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

770 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

San Siro ne udhekryq: Milan drejt lamtumires, Inter synon perdorimin ekskluziv.

San Siro ne udhekryq: Milan drejt lamtumires, Inter synon perdorimin ekskluziv.
Ardi Deda

Eshte duke u bere reale ceshtja per sa i perket te ardhmes se San Siro, por jo vetem. Muajin e ardhshem, do te jete vendimtar per realizimin e nje impianti te ri ne Milano. Nga 13 skurti Inter dhe Milan do te kene ne dispozicion 30 dite per te bere  perpara dhe te prezantojne publikisht propozimet e tyre per ndertimin e nje stadiumi te ri ne zona te caktuara ne Expo 2015.

Ate ditë do të publikohet në Gazetën Zyrtare “një njoftim publik për dorëzimin e shprehjes së interesit për ndërtimin e një kompleksi sportiv, duke përfshirë një stadium futbolli modelin evropian  multifunksionale brenda hapesires Expo“.

Milan perpara- Nga te dy klubet Milani duket me i interesuar ne zoterimin e zones se re ku do te ndertohet pervec stadiumit te ri dhe nje lloj “Qyteti i Sportit”. Nga ana e Interit ka pasur vetem ndonje studim por interesi per nje impiant te ri duket sikur eshte zbehur me kalimin e kohes. Sigurisht te dy skuadrat milaneze per momentin ndodhen ne nje udhekryq dhe nga 2016 veshtire do te vazhdojne te ndajne te njejtin stadium. Marreveshja me bashkine e Milanos per qirane e stadiumit per te cilen te dy klubet se bashku e paguajne rreth 9 milione euro, skadon ne vitin 2030, por qe ne 2016-en mund te zgjidhet.

SAN SIRO i gjithi zikalter- Mesa rezulton, presidenti zikalter Erick Thohir eshte me i interesuar ne modernizimin dhe rinovimin e San Siro dhe jo ne blerjen e zones se re, ku me shume mundesi eshte Milani qe do te ndertoje stadiumin e tij. Ne kete pike San Siro do te behej zgjedhja ideale: nuk do te ndahej me se bashku me skuadren tjeter, dhe keshtu do te shkonim drejt perdorimit ekskluziv te stadiumit nga Interi, manjati indonezian do te kishte mundesi ta rikonstruktonte ne baze te nevojave te klubit. Aktualisht, eshte zgjedhja e pare per shoqerine zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.