Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

824 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

San Siro, kjo eshte ideja e cmendur e Interit dhe Milanit: objektivi eshte qe Juventusit ti…

San Siro, kjo eshte ideja e cmendur e Interit dhe Milanit: objektivi eshte qe Juventusit ti…
Ardis
  • On 16/11/2018, 19:35

Eshte nje hap i rendesishem akordi midis Inter-it dhe Milan-it per te realizuar modernizimin e San Siro-s. Nje hap qe me ne fund mund te ngushtoje diferencen me Juventus-in ne Itali dhe me top klubet ne Europe.

“Ne muajin dhjetor do te mbahet nje takim me Komunen e Milano-s, dhe te rejat nga ky takim mund te jene shume te rendesishme nese jepet leja per te filluar nga projekti”.

“Po hidhen bazat, nje faze eksploruese per tu kompletuar brenda vitit 2018 qe me pas – fale dashamiresise se kryebashkiakut Sala – te jene te gatshem te marrin persiper objektin me nje marreveshje me jetegjatesi prej 99 vitesh”.

“Ne rastin te nje rezultati pozitiv, do te rikonstruktohet stadiumi. Modeli i ndjekur nga Juventus 7 vite me pare – gjithashtu u ndoq edhe nga Udinese, Sassuolo, Frosinone – pronar i struktures, nje kthese e nevojshme”, shkruan Corriere dello Sport.

TE KALOJME JUVENTUSIN – “Me siguri ne krahasim me vitet e shkuara, ekziston vullneti per ti shkuar deri ne fund. Fale nderrimit te pronesise qe protagonist ishin Inter dhe Milan, me Zhang nga njeri krah dhe fondacionin Elliot nga krahu tjeter”.

“Shume ide ne mendjen e klubeve milaneze per te filluar, ashtu sic ka bere Juventus-i me Allianz Stadium, me uljen e numrit te vendeve ne stadium. San Siro do te ulte numrin e vendeve ne shifrat e 60 mije, duke eleminuar terzo anello dhe me nje hapesire ‘hospitality’ (mikpritese), plotesisht e rinovuzar”.

“Te ardhurat me te medha per Inter-in dhe Milan-in, sipas llogarive te bera, do te vinin nga aty. Dhe nga nje stadium me aktivitete 7 dite ne 7, per kete arsye”. Me mundesine per te dyfishuar rendimentin qe ka Juventus-i: do te jemi ne nivelin e 100 milione € ne vit si te ardhura per te dyja shoqerite”.

“Ne momentin qe do te merret nen menaxhim stadiumi i San Siro-s, me koncensionin mbi te drejtat e siperfaqes se hapesires, mund te nisin punimet per ta kthyer ne nje perle”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.